Opozita bllokon komisionin e Reformës Zgjedhore: Duam reformë konsensuale

Opozita bllokon komisionin e Reformës Zgjedhore: Duam reformë konsensuale

66
0
Shares

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhoreu bllokua sërish sot nga deputetët e opozitës. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Luan Baci, etj u vendosën në derën e komisionit duke u përplasur fillimisht me gardën dhe më pas edhe me deputetët socialistë.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i PD tha se mazhoranca po e mban krizën në këmbë për reformën zgjedhore duke tentuar të ëjë një reformë të njëanshme.

“Jeni të gjithë dëshmitarë të vendimit të qartë që ka marrë Edi Rama që Komisionin e Reformës Zgjedhore ta shkatërrojë. E tha dhe ODIHR-i që të zgjidhet kriza, por Edi Rama kërkon pikërisht këtë se ka hallin për skandalet që i plasin përditë. Sot s’kishte mbledhje e as përfaqësim dhe deputetët u përjashtuan pse mbanin pankartë në sallën plenare, në heshtje. Kërkojmë me insistim që ky komision të funksionojë normalisht, presim që mazhoranca të relflektojë me atë që është vullneti pozitiv politik, reformë konsensuale në të mirë të shqiptarëve”, tha Bylykbashi.

Pritet që konsultimet me organizatat e Shoqërisë Civile të kryhen online, ashtu si të Premten e kaluar.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY