BASIR ÇOLLAKU/ Magjistratura, nëse rakia i bën dëm punës, ne lëmë punën...

BASIR ÇOLLAKU/ Magjistratura, nëse rakia i bën dëm punës, ne lëmë punën jo rakinë..

210
0
Shares

Nga Basir Çollaku (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Bordi Shkollës së Magjistraturës, burimi nga rekrutohen prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, për të plotësuar vendet e shumta bosh, pas procesit të rivlerësimit, ka dhënë një dorë mbrapa Reformës, e një dorë para kujdesit partiak. Ata, si një zgjatim i pushtetit të mazhorancës, kanë hequr kriterin cilësor të mesatares mbi tetë, duke hapur kështu mundësinë pasardhësve politikë, të gjejnë rrugën e përfshirjes në oborrin e rezervuar.
Kjo gjullurdi pushteti më kujton një rrëfenjë dibrane. Kur pronari i një kompanie sheh në oarin e punës, disa punëtore duke rrëkëllyer nga një gotë raki, i qorton dhe u thotë: djema, po si vakt pune më duket..Ata çakërrqejf ia kthejnë: shef ashtu është, po nëse rakia i bën dëm punës, ne e lëmë punën.. Kështu dhe Magjistratura, nëse cilësia i bën dëm shkollës, ne e heqim shkollën, e fusim beterrxhinjtë..
Po të shohësh në tërë sisitemin e quajtur të ri, ku sundojnë emrat e drejtësisë së vjetër të para viteve 90-të me kriter Sigurim i Shtetit, e të tjerë në Komisionin e pavarur të Kualifikimit, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, apo KLP e KLGJ, me mesatare mediokre, e përvoja dilematike, konstaton se vëmendje të shtuar në këtë operacion spastrimi juridik, ka pasur besnikëria partiake. Aspak nuk i është dhënë rëndësi cilësisë së edukimit, karrierës, integriteti profesional. Këto janë e kanë qenë dokrra teorike me piper ndërkombëtar. Siç u shkel kriteri i mospërfshirjes së ekspertë të draftimit, në institucionet e reja dhe të gjithë u bënë drejtues. Në masën dërrmuese prokurorë e gjyqtarë të larguarit me porosi si dhe fituesit po njëlloj të listuar, janë kontrolluar nga trupa nën nivelin e tyre profesional, e ca ndërkombëtarë anonimë në profesion, çka lë të kuptohet se kriteri i zanatit ka kaluar tangent në këtë histori të dështuar suksesi. Edhe për Komisionet e vettingut, Kushtetuta dhe ligji i ri, përcaktonin një mesatare mbi tetë, por thuajsë në gjysmën e komisionerëve në ato karrike, nën këtë kufi mesatareje, kjo nuk solli penalizim, apo skualifikim. Një element i dukshëm se sjellja e tyre do të ishte e kontrolluar, se në të kundërtën dikush kujtohej, për atë diçkanë që nuk shkon në dosjen e pranimit dhe duhe të hapësh krahun. Pa shkuar te disa guximtarë flasifikues të shkresave të dorëzuara. Ka pasur të larguar majtistë të thekur nag sistemi, besnikë rilindas, por partia i ka shpërblyer me përfshirje në magjistraturë, në arkivën e emërimeve të shpejta, të fëmijëve të tyre, duke siguruar trashëgiminë e mbajtjes së pushtetit në drejtësi. Po përse u hoq teta, u përfshi pesa, e sallata e përzgjedhjes u bë kooperativë shkollore, e jo tendencë përmirësimi.?! Një ekspert amerikan pjesë e konsulencës së Reformës në Drejtësi vite më parë, kur e pyes për këtë zhvillim në lëmin e drejtësisë, një nga vërejtjet thelbësore të konstatuara ishte shkolla e Magjistraturës. Ajo nuk është shkollë magjike më tha, kam dhënë mësim aty. Edhe po të shohësh lektorët, mësimdhënësit, sigurisht nuk mund të pretendosh konkurencë të universiteteve të huaja, elitë të edukimit..” Nëse do të kishin dashur sinqerisht Reformën, krejt kollaj mund të ndryshonin ligjin, ku të lejonin të merreshin studentë të shkolluar në 10 apo 15 universitetet më të mira të botës në fushën e drejtësisë. Një qokë e thekur politike, për të përzgjedhur freshitët rinj, aktivistët elektoralë, apo familjet e tyre, se pasi të hysh atje e rregullojmë mesataren rrugës. Bashkë me rregulloren antiSPAK e komisionin Adhoc të Ramës, heqja e gardhit të cilësisë të Magjistraturës, e rrëzojnë tej të zakonshmes pretendimin e reformës. Kemi mbërritur në momentin e duhur për të thënë rroftë Reforma, poshtë Reforma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY