“Berishën e quajtën antiamerikan sepse solli në Shqipëri Xhorxh Bushin dhe jo...

“Berishën e quajtën antiamerikan sepse solli në Shqipëri Xhorxh Bushin dhe jo McGonigalin”

74
0
Shares

Ecëm në rrugë të vështirë, na quajtën antiamerikanë. Berishën e quajtën antiamerikan sepse solli në Shqipëri Xhorxh Bushin dhe jo McGonigalin, tha këtë mbrëmje kreu i PD, Sali Berisha.

DEKLARATA/.Mendoni pak për një moment; ata që ju quanin ju antiamerikan, që quanin Berishën antiamerikan sepse në Shqipëri kishte sjellë Xhorxh Bushin dhe jo McGonigalin.
Mendoni pak sot miqtë e mi, kur Edi Rama ka korruptuar me dokumente zyrtare të drejtësisë Amerikane, kryezbuluesin e SHBA, njeriun që kishte detyrë dhe mision mbrojtjen e vendit të tij të madh nga spiunët dhe korrupsioni, e korrupton dhe e angazhon në luftë kundër opozitës.
Ai po dënohet atje, Edi Rama ka aktpadinë.
Çfarë thonë këta proamerikanë, narkomanë. Çfarë thonë sot këto media dhe gazetarë, këta banalistë.
A ekziston për ta skandali McGonigal, a është një akt armiqësor ndaj kombit të madh Amerikan, korruptimi i kryezbuluesit të tyre me pagesë.
Ky pseudoamerikanizmi i tyre.
Amerikanizmi ynë bazohet në vlera dhe vetëm vlera. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY