TË DHËNAT/ Mijëra hektarë nga zonat e mbrojtura i kalojnë qeverisë për...

TË DHËNAT/ Mijëra hektarë nga zonat e mbrojtura i kalojnë qeverisë për ‘investimet strategjike’

142
0
Shares

Mijëra hektarë zona të mbrojtura janë gllabëruar nga qeveria përmes vendimeve të saj për të kufizuar sipërfaqen e parqeve të ndryshme në të gjithë vendin, ndërsa Qeveria ka ndërmarrë një nismë për ndryshimin e ligjit të Zonave të Mbrojtura duke mos u konsultuar me askënd, tha sot drejtuesi i departamentit të Pyjeve dhe Kullotave në PD, Hasan Cani.

“Me VKM nr.172 të 27 shkurtit 2019, qeveria ndau sipërfaqe të tëra në ZM në llokma për interesin e Investitorëve Strategjik. Me pas këtyre sipërfaqeve, me VKM, iu hoq statusi i ZM dhe janë në gjendjes të lirë për tu betonizuar. Bëhet fjalë për 13 762 000 m2.
Shpallja ZM të këtyre siperfaqeve është bërë me studime të ekspertëve me te mire, në zbatim te 7 Konventave Nderkombetare te ratifikuara ne Parlament. Ato mbrohen dhe menaxhohen nga një bazë ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto siperfaqe, për shkak të vlerës që bartin, janë në pjeset me strategjike te ZM.
Këto ndryshimet te statusit janë bërë pa marrë parsysh kufizimet dhe detyrimet e Konventave dhe Bazës Ligjore”, tha Cani.

Para 3 vitesh PD ka dërguar në SPAK disa kallëzime penale për kafshim të Zonave të Mbrojtura Mjedisore si psh:
(1) Parku Kombëtar i Dajtit që u kthye në guroren e Gjoka Konstruksion,
(2) Monumenti i Mjedisit “Uji i Ftohtë” në Tepelenë u përdor për hotel në dhunim ligji.

Zonat e Mbrojtura Mjedisore kanë vijuar të kafshohen, që nga Grykederdhja e Bunes deri ne Kepin e Stillos (pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit). Ky park po kafshohet me ndertim te 600 vilave për xhepin e Edi Ramës, siç po ndodh edhe në Gjirin e Manastirit nga vëllai i Gjiknurit.
Qellimi kryesor eshte shkatërrimi përfundimtar i kësaj pasurie natyrore për qëllime përfitimi. SPAK nuk ka nisur asnjë hetim.

“PD dënon ashpër dhe është kundër cënimit të Zonave të Mbrojtura, pasi bëhet për interesa te korruptive e për asgjë tjetër. Tjetërsimi i pasurive publike kombëtare në favor të ndërtuesve të oborrit të pushtetit të Edi Ramës është një krim për të cilin do të përgjigjet si kryeministri ashtu dhe ndërtuesit e tij”, tha Cani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY