EKREM SPAHIU/ Fakte të reja për staturën kombëtare të Mbretit Zog

EKREM SPAHIU/ Fakte të reja për staturën kombëtare të Mbretit Zog

103
0
Shares

Një shqyrtim gjatë leximit të Tanush Frashëri “Relatat Italo-Shqiptare 1910-1939”

Nga Ekrem Spahiu

Gjithnjë e më shumë ndriçohet figura e shtetarit të madh shqiptar, Ahmet Zogu. Studiuesi Tanush Frashëri ka sjellë fakte të reja në veprën e tij “Relatat Italo-Shqiptare 1910-1939”, e cila, për nga pasuria arkivore që sjell dhe nga analizat e vlerësimet që bën, me siguri që hyn në veprat unike si për temën edhe për kohën së cilës i adresohet.

Duke evokuar këto vlera e kontribute, vetë tema që ka zgjedhur zotni Frashëri për të hulumtuar, na risjell një vlerësim gjeopolitik të gjithëpranueshëm: interesi i Shqipërisë për Italinëdhe ndërsjelltë, ai i Italisë për Shqipërinë, të cilët kanë qenë, janë dhe do të mbeten të nivelit strategjik. Italia, në dallim nga fuqitë e tjera të mëdha e të mesme të interesuara për Shqipërinë, ëshë e vetmja fuqi fqinjë e drejtëpërdrejtë gjeografike e saj. Nëkëtë kuadër, autori na sjell një referencë domethënëse nga Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë i fillimshekullit të 20-të, Tommaso Tittoni: “Vlera e vërtetë e Shqipërisë qëndron nëportet dhe bregdetin e saj. Zotërimi i tyre qoftë nga Italia, qoftënga Austro-Hungaria do të thotë epërsi në Adriatik. Këtë Italia nuk do t’ia lejonte kurrë Austro-Hungarisë, ashtu si e kundërta, Austro-Hungaria nuk do t’ia lejonte kurrë Italisë.

Gjeografia e ka lidhur Shqipërinë me Italinë me një interes strategjik sigurie. Dhe burrështetasit e vërtetë shqiptarë të çdo kohe nuk mund të mos e konsideronin me vëmendje këtë interes.

Në këtë kuadër, raportet e Mbretërisë Shqiptare me Italinë përbëjnë një kapitull sa të ngjeshur, aq edhe intrigues, për tëcilat, autori na ndriçon pa anësi, përmes dokumenteve autentike.

Autori ka formuluar një konkluzion fondamental kur vlerëson “Përpjekjet e Mbretit Zog që Shqipëria të shkëputej nga përqafimi mbytës i Italisë”. Pra, ka veçuar kështu partneritetin e barabartë italo-shqiptar tek i cili duhet të bazohen marrëdhëniet midis dy vendeve, nga synimi poshtërues i fashizmit.

Për këtë, ai sjell plot të dhëna arkivore dhe gjykime për çështje kapitale të marrëdhënieve midis dy vendeve. Kështu, për shembull, përtëritja në vitin 1930 e Paktit të Miqësisë dhe tëSgurimit të vitit 1926. Pala Italiane e kishte menduar të lehtëkëtë përtëritje ngase paragjykonte Mbretin Zog si shtetar që“lëshon pé pas një presioni italian kundër vullnetit të tij ose interesave të veta. Brenda këtij paragjykimi, pala taliane kishte menduar se kërcënimi financiar mund të përdorej si presion që tëpranohej përtëritja e Paktit dhe se “politika e shtrëngimit tëvidave, ndërprerja e ndihmës, dmth pezullimi i derdhjes së këstit të huasëdo të ishte leva e Arkimedit që do ta thyente Mbretin”.

Mbreti Zog pati edhe presione të tjera nga të vetët por, sikurseka hulumtuar autori, “këto lajme nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”, përkatësisht nga pranimi vetëm indryshimeve që e trajtonin Shqipërinë të barabartë në identitetme Italinë, jo vasale të saj.  

Autori sjell material të bollshëm arkivor që vërteton se pala italiane ushtroi presion të fortë për bashkim doganor, të cilin Roma përpiqej ta bënte dinakërisht dhe ta paraqiste si nismë tëShqipërisë. Sigurisht që Shqipëria gjithnjë ka patur e do të ketënevojë për një qarkullim të dëndur mallrash me Italinë. Por evidentohet qartazi se vetë Mbreti këmbëngulte që “qeveria shqiptare dëshiron që ujdia e re të jetë e tillë që të ketë disa rrugëdalje për prodhimet e vendit” dhe se vetëm mbi këto kushte “nuk përjashtohet mundësia e formës së bashkimit doganor”.

Për vetë orintimin e tij gjithëperëndimor, por edhe i ndodhur përpara një presioni të tillë, Ahmet Zogu thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, Kodi Civil, Kodi Tregtar, Kodi Penal, Kodi i Procedurës Civile etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet e veta shtetndërtuese.

Në libër gjejmë afirmimin e bollshëm të konceptit të Mbretit Zog për organizimin, përhapjen, arsimimin dhe stërvitjen e ushtrisë. Ai ishte veçanërisht i ndjeshëm ndaj fizionomisëkombëtare të ushtrisë dhe xhandarmërisë.

Nuk mohohet që ushtria kombëtare shqiptare e Mbretërisë gëzoi një mbështetje te Italia për arsimimin e ushtarakëve shqiptarë. Por Mbreti krijoi një kuadër institucional që koncepti i sigurisëdhe mbrojtjes të bazohej në ekspertizën më të mirë nga çdo vend perëndimor. Në ilustrim të këtij koncepti, autori na sjell të dhëna se Mbretëria kishte kërkuar nga qeveria angleze oficerë të lartëtë shtatmadhorisë. Po kështu, u sigurua ekspertizë lidershipi nga Austria, ku spikat përzgjedhja e gjeneral Gustav Mirdaç, nëpozicionin më të lartë ushtarak të Shefit këshilltar të Shtabit tëUshtrisë Shqiptare.

Autori ka hulumtuar dokumente të bollshme autentike që lidhen edhe me pushtimin fashist të Shqipërisë. Në këtë kuadër, ai sjell një detaj mjaft interesant, ku referohet se ambasadori italian nëBerlin i kishte deklaruar Gjermanisë se Italia “e konsideronte Shqipërinë një problem të familjes, ashtu si Gjermania e sheh Austrinë dhe Çekosllovakinë”. Nga ky libër hulumtues, mësojmë se, në vijim të kësaj deklarate, Tirana ngarkoi përfaqësuesin e akredituar në Berlin, diplomatin e shquar Rauf Fico të hetonte se sa dëm do t’i sillte vendit tonë afrimi italo-gjerman.

Gjithnjë në këtë kuadër, autori vërteton me dokumente se Mbreti Zog po kërkonte alternativa të reja për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Atëherë, Musolini përzgjodhi një politikë afrimi me Shqipërinë përmes ndihmave financiare dhe ekspertizëskëshillimore, sidomos në ushtri. Sikurse afirmohet nga gjetjet e autorit, Italia i shfrytëzoi këto për të realizuar “një depërtim gjithnjë e më shumë të vrullshëm dhe dobishëm”, sigurisht nga këndshikimi i interesave italiane për të përgatitur pushtimin fashist. Edhe në këtë pikë kritike, autori vlerëson se “Nga mesi i muajit shkurt 1939, relatat shiptaro-italiane morën një kthesëpërkeqësimi të mëtejshëm kur mbreti i shqiptarëve nisi të luajëme karta të hapura”. Autori vërteton me dokumente autentike se,përpjekjet e Mbretit Zog për të denoncuar veprimtarinësubversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj “për të eleminuar Mbretin Zog”, si pengesëkryesore ndaj planeve pushtuese.  

Libri hedh dritë të re mbi zgjidhjet më të arsyeshme që konceptoi dhe realizoi Mbreti shqiptar për qëndresën ushtarake, për vijimësinë shtetërore dhe për qëndresën e mëtejshme diplomatike.

Libri i zotni Tanush Frashëri, do të përbëjë një burim të ri referimi për rishkrimin objektiv të historisë, gjë që akoma i mungon Shqipërisë.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY