Dënohet me shëtitje në komunitet kryetari i bashkisë së Kuçovës, duhej të...

Dënohet me shëtitje në komunitet kryetari i bashkisë së Kuçovës, duhej të bënte 9 muaj burg

208
0
Shares

GJKKO dënoi sot me 9 muaj burg kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Por fill më pas dënimi u konvertua me 150 orë punë, që është e diskutueshme nëse është dënim.

Avokati i tij Theodhori Sollaku tha se nuk quhet dënim dhe nuk ndikon në funksionimin e detyrës.

“Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi, duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Se ne do të apelojmë. Sipas nenit 63 nuk figuron i denuar personi qe dënohet me pune ne komunitet”, tha Sollaku.

Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar në 10 janar kur GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve të SPAK në 20 dhjetor 2023 për akuzën ‘falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’, më shumë se një herë lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.

Në lidhje me akuzën në fjalë, ka pasur denoncime dhe nga Partia e Lirisë, ku rivali i Hajdarit në garën për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka bërë disa kallëzime në SPAK për të. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY