Greqia bllokon një marrëveshje për mbrojtjen mes Shqipërisë dhe BE, propozon edhe...

Greqia bllokon një marrëveshje për mbrojtjen mes Shqipërisë dhe BE, propozon edhe zëvëndësuesin

70
0
Shares

Greqia vijon bllokimin e Shqipërisë në vendimarrje të BE që kërkojnë vota unanime nga anëtarët e unionit, përfshirë një marrëveshje në fushën e mbrojtjes.

Pak ditë më parë në Bruksel Greqia propozoi Maqedoninë e Veriut për marrëveshjen në vend të Shqipërisë.

Qëndrimi u mbajt një takim në nivel teknik me synim lidhjen e disa marrëveshjeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë brenda BE-së por dhe me shtete të tjera jashtë unionit, përkatësisht me Kanadanë, Japoninë, Ganën, Moldavinë, Norvegjinë dhe Korenë e Jugut.

“Pala greke ka shprehur kundërshtime për Shqipërinë. Dhe për këtë, Greqia tha se së pari Shqipëria duhet të garantojë respektimin e shtetit të së drejtës.

Në këtë kontekst, Greqia kundërpropozoi që shteti më i përshtatshëm, që është dhe aspirant për të hyrë në BE, për të lidhur një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me Bashkimin Europian, të jetë Maqedonia e Veriut. Ka treguar performancë më të mirë në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa standarizimi i Forcave të Armatosura sipas standartit perëndimor ka përparuar me ritëm jashtëzakonisht të shpejtë”, shkruan Kathimerini.

Megjithatë, propozimi i Greqisë për Maqedoninë e Veriut nuk u pranua. Por edhe çështja për Shqipërinë nuk u vazhdua më tej, edhe pse, sipas “Kathimerini”, Italia shprehu mbështetje shumë të fortë për Tiranën zyrtare.

Partneritetet e BE-së me vende të treta janë pjesë e një plani të Brukselit të quajtur strategjia e Europës 2030.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY