Ka nisur por ende nuk ka gjatësi. Belinda Balluku viziton lotet e...

Ka nisur por ende nuk ka gjatësi. Belinda Balluku viziton lotet e korridorit 8

184
0
Shares

Ka nisur por ende nuk ka gjatësi korridori i 8 që lidh Durrësin me Varnan e Bullgarisë. Për ti rënë shkurt lidh Shqipërinë e Maqedoninë V përmes Qafë Thanës si deri  më sot, por pak më shpejt.

Segmenti i tretë i aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit të 8, punimet kanë arritur në 5.5% të totalit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se ky projekt do të finalizohet me një dalje të re në Maqedoninë e Veriut, përmes një tuneli.

”Do shkojmë direkt në daljen e re, e cila do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut me një tunel dhe do jemi afër urës së Bushtricës”, tha ajo ndërsa shtoi se tyneli shkon në 5.8 kilometra.

Ministrja bëri të ditur se me Bypass-in e Elbasanit zona do të ketë shumë përfitime, ku përveç eliminimit të trafikut do të nxisë edhe zhvillimi ekonomik të zonave përreth.

Kreu i autoritetit rrugor shqiptar Evis Berberi tha se në lotin 3 do të ndërtohet ura më e lartë në gjatësi prej 300 m.

Korridori Tetë pritet të marrë formë përfundimtare brenda 4 vitesh. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY