Nis spektakli i BB VIP 3, Ledion Liço nis prezantimin e lojtarëve,...

Nis spektakli i BB VIP 3, Ledion Liço nis prezantimin e lojtarëve, çfarë shkruan Arbana Osmani

419
0
Shares

Ka nisur spektakli Big Brother VIP 3, këtë vit nën drejtimin e Ledion Liços.

“Yjet sonte zbresin në tokë dhe futen në shtëpi, njësoj si në shtëpitë tuaja rehatohuni, do të jetë një natë e gjatë plot me emocione. Përpara se të filloj dua t’ju marr disa sekonda për veten, unë jam një njeri që nuk flas për veten, por dua t’ju them dy fjali, koha në përgjithësi ose në të mirën e rasteve tregon çdo gjë. Unë nuk dua të tregoj kush qysh pse, kush i tha kujt çfarë. Dua të falënderoj kohën dhe njerëzit që më dhanë mundësinë që pas 6 vitesh të rikthehem sërish në një skenë të madhe. Uroj të bëj krenar juve dhe ata që më bënë të prisni, unë jam Ledion Liço. Për ju që më njihni e dinë se çfarë bëj, për ju të tjerët do të kalojmë bukur bashkë”, tha moderatori në hyrje të spektaklit.

Por edhe Arbana Osmani që ishte moderatore dy edicionet e mëparshme, ka shprehur mbështetjen e saj ndërsa spektakli hyn në një kapitull të ri.

Në postimin e saj, Arbana i ka dhënë falënderimet e saj të përzemërta të ndjerit Dritan Hoxha (themeluesit të Top Channel), që pati besim në të kur askush tjetër nuk e bëri, dhe Sarës dhe Lorit, me të cilat bashkëpunoi për të krijuar magjinë që mbajti shqiptarët të ngjitur në ekran për muaj me radhë.

Arbana nuk ka harruar të përmendë dhe të urojë suksese Ledion Liços, prezantuesit të cilit i është besuar moderimi i edicionit të tretë. Miqësia dhe respekti që ajo ndan për Ledionin reflektohen në fjalët e saj të ngrohta dhe inkurajuese, duke vënë theksin në rëndësinë e mbështetjes mes kolegëve në industrinë e televizionit.

Arbana gjithashtu ka ndjerë nevojën të lëvdojë punën e stafit televiziv duke pohuar se ata do të shndrisin në detyrat e tyre si gjithmonë, ndërsa ajo paralajmëron një mbrëmje spektakolare për shikuesit e BB VIP Albania. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY