Tërmeti shkatërrues në Japoni, deri tani 55 viktima

Tërmeti shkatërrues në Japoni, deri tani 55 viktima

109
0
Shares

Bilanci i viktimave të goditjes sizmike prej 7.6 ballë që goditi Japoninë ditën e parë të 2024 vijon të rritet.

Mediat raportojnë se deri më tani janë gjetur nën rrënoja 55 trupa të pajetë, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë luftën me kohën për të arritur në zonat e izoluara ku ndërtesat janë rrëzuar, rrugët shkatërruar dhe energjia elektrike e ndërprerë në dhjetëra mijëra shtëpi.

Banorët e zonave bregdetare u larguan në vende me lartësi pasi valët e cunamit goditën bregun perëndimor të Japonisë.

Siç deklaroi dhe kryeministri Fumio Kishida mijëra vetë personel ushtrie, zjarrfikës dhe policë nga i gjithë vendi janë dërguar në zonën më të goditur në gadishullin Noto .

“Kërkimi dhe shpëtimi i të prekurve nga tërmeti është një betejë kundër kohës. Në zonat e prekura nga tërmeti kemi dërguar 1 mijë trupa shtesë.”

Në Gadishullit Noto bilancet e dëmeve janë katastrofike, rrugë të shkatërruara, zjarre të shumtë dhe dëmtime të mëdha në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Shumë shërbime hekurudhore dhe fluturime në zonë janë pezulluar. Aeroporti Noto u mbyll për shkak të dëmtimit të pistës, terminalit dhe rrugëve hyrëse. 500 vetë mbetën të bllokuar pas tërmetit brenda automjeteve në parking.

Goditja fatale prej 7. 6 ballësh është shoqëruar nga 140 pas goditje. Tv Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY