SHKODËR/ Sërish adoleshentë, 14 vjeçari qëllon me thikë 2 moshatarë të tij

SHKODËR/ Sërish adoleshentë, 14 vjeçari qëllon me thikë 2 moshatarë të tij

98
0
Shares

Dy adoleshentë 13 e 15 vjeç u qëlluan këtë pasdite me thikë nga një tjetër moshatar i tyre.

“Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç”, njoftoi policia.

Shtetasi E. K u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY