“Nuk e njoh vendimin e komisionit Basha-Brava”

“Nuk e njoh vendimin e komisionit Basha-Brava”

150
0
Shares

Nuk e njoh vendimin e komisionit Basha-Brava, duke patur parasysh Këshillin e Mandateve në Parlament që vendosi njënditë më parë ti propozojë Parlamentit heqjen e imunitetit të kreut të opozitës, tha Sali Berisha.

“Për sa i përket qëndrimit tim, unë e kam bërë të qartë se përsëri nuk e njoh vendimin. Sepse ky vendim është një akt i turpshëm, një akt i neveritshëm i komisionit Basha-Brava.
Po pse është i tillë?
Unë këtu kam vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin, e cila thotë se nuk mund t’i heqim pasaportën Tahirit, pa marrë lejen e parlamentit.
Por ajo gjykatëse nuk ishte një vegël e verbër dhe nuk fshihej pas krimit të vet si Irena Gjoka, e shkarkuar nga Sali Berisha, sepse shkarkimi është akti. Shteti nuk është hakmarrës. Por shkarkimi është i mjaftueshëm që ajo të shkruajë se jam shkarkuar prej tij dhe nuk mund të trajtoj çështjen.
Ky është ligji.
Dhe ajo nuk është se e forcon, emërimi, ajo e thellon konfliktin e interesit.
Ajo kishte vetëm një rrugë, të thoshte që nuk marrë dosjen. Por ajo kishte marrë përsipër për arsye që do zbërthehen të gjitha, dosjen e Edi Ramës.
Ndërkohë që një gjykatëse tjetër, po njeri i Kushtetutës dhe ligjit, u thotë prokurorëve që pasaportën nuk mund t’ia marrim pa lejen e parlamentit.
A do mundet Edi Rama me diktaturën e tij të krimit, drogës dhe vjedhjes të qëndrojë në pushtet? Unë kam besim absolutisht që jo.
Ai u hodh në këto veprime pikërisht kur opozita u ngrit në këmbë kundër tij”, deklaroi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY