Kapen më Fier mbi 100 vepra arti të trafikuara. Detajet e operacionit

Kapen më Fier mbi 100 vepra arti të trafikuara. Detajet e operacionit

90
0
Shares

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Drejtues i Parë Lorenc Panganika dhe Prokuror Elvis Alliaj dhanë detaje në lidhke me operacionin ‘Vlera’.

U bë i mundur nga policia e Fierit arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit, kryesisht të veprave të artit dhe të kulturës.

Bazuar në informacionin e referuar nga DVP Fier, Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi procedimin penal, i cili u ndoq për rreth 5 muaj, me metoda proaktive.

Si rezultat i provave të siguruara gjatë hetimit proaktiv, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, finalizuan operacionin policor të koduar “Vlera”.

Gjatë këtij operacioni, u ushtrua kontroll në dy banesa në qytetin e Fierit, konkretisht në banesat e shtetasve Sh. K. dhe P. P., ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit, të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro, si dhe automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike.

Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i 2 autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie krimianale, shtetasve Sh. K., 51 vjeç dhe P. P., 57 vjeç, të dy banues në Fier, për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimi rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë trafikuar vepra arti nga shtetit grek, për t’i shitur në Shqipëri.

Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë.

Gjithashtu do të bashkëpunohet me Policinë greke, për të zbardhur dhe dokumentuar këtë veprimtari kriminale dhe për të çuar përpara drejtësisë edhe shtetasit e tjerë të përfshirë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY