PD, kërkesë urgjente për mocion për debat në Kuvend për inceneratorët

PD, kërkesë urgjente për mocion për debat në Kuvend për inceneratorët

69
0
Shares

Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë i kanë kërkuar Kuvendit një seancë për mocion urgjent në lidhke me inceneratorët.

Kërkesa i është dërguar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zj. Lindita Nikolla ndërsa tjekson sr kërkesa e SPAK për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së ish zv/ministrit Arben Ahmetaj dëshmon edhe një herë që kjo aferë është aq e madhe, sa përfshin edhe organet e qeverisë deri në majën e kupolës ku përfshihen edhe ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe kryeministri Edi Rama, pa urdhërin e të cilit kjo aferë nuk do ishte zbatuar.

“Seanca plenare e ditës së premte, datë 14.07.2023 u zhvillua në shkelje të Kushtetutës, e cila në Nenin 73, pika 4 e saj, parashikon diskutim si dhe votim të hapur me qëllim që opinioni publik të vihet në dijeni mbi qëndrimet e secilit deputet. Ndaj: Meqenëse seanca e ditës së sotme nuk e garantoi mundësinë e debatit për një cështje të një rëndësie madhore, kërkojmë nga ana juaj:

Mbledhjen URGJENTE, brenda ditës së premte date 14.07.2023, të Konferencës së Kryetarëve dhe futjen si çështje e parë në rendin e ditës në seancën plenare të dt 20.7.2023, të mocionit me debat rreth skandalit të inceneratorëve ku nga informacionet e bëra publike, përveç ish zv. kryeministrit Ahmetaj janë të përfshirë edhe ministra të tjerë aktualë, ish-ministra, deputetë e funksionarë të tjerë të lartë;
Çdo deputet të ketë të drejtën e diskutimit 10 minuta; Lista e folësve për Mocionin me Debat të fillojë detyrimisht me deputetët iniciues të Mocionit me Debat dhe më pas mund të vijojnë folësit apo diskutantët e tjerë”, thuhet në kërkesën e PD. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY