Zyrtarët e Dimalit shkojnë në gjykatë, merrnin 3000 euro për leje ndërtimi

Zyrtarët e Dimalit shkojnë në gjykatë, merrnin 3000 euro për leje ndërtimi

44
0
Shares

SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen për zyrtarët e Bashkisë Dimal të arrestuar disa muaj më parë nën akuzën e korrupsionit.

Këta shtetas, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe menaxherin dhe inxhinierin e një kompanie private, merrnin ryshfet deri në 3.000 euro për shtesa dhe ndërtime pa leje.

Detajet e SPAK

Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Arben Guraj (me detyrë përgjegjës shërbimesh pranë Bashkisë Dimal), akuzuar për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 /2 dhe 25 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i K. Penal.

Altin Pali (me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Bashkia Dimal), akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/2 të K.Penal.

Valentina Jançe (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës përgjegjëse sektori e urbanistikës prane Bashkisë Dimal), akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 të K.Penal.

Agim Çunaj (me detyrë përgjegjës i IKMT pranë Bashkise Dimal), akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Arjan Demiri (inxhinier), akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i K.Penal.

Vait Koshi (menaxher i një subjekti privat), akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 I K. Penal. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY