Felaj nën breshërinë e opozitës në Parlament për 4 familjarët e saj...

Felaj nën breshërinë e opozitës në Parlament për 4 familjarët e saj në Prokurorinë e Tiranës

56
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha i tha sot nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felajt në Kuvend se e ka shndërruar Prokurorinë e Tiranës në një strehë për familjarët.

E shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp!, tha Berisha në fillim të fjalës së tij në Parlamemt.

“Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot, kur në përputhje me Kushtetutën, drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj.

Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313, apo të Peqinit. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, joelektorale, ordinere, aferat korruptive. Dëshon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale, dhe nuk keni as dinjitetin, nuk keni as minimumin e guximit.
Vetëm ti nuk duhet të flasësh, se e shndërrove Prokurorinë e Tiranës në një strofull familjare. Turp, turp, turp!
Kaq kam për të thënë”, tha Berisha.

4 familjarë të Felajt, burri, motra, kunati dhe kunata janë respektivisht prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, ose ndryshe afro 5% e stafit të Prokurorisë së Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY