Qeveria mbyll me vendim Albanologjinë, cfarë ndodh më pas

Qeveria mbyll me vendim Albanologjinë, cfarë ndodh më pas

165
0
Shares

Qeveria vendosi sot mbylljen e Akademisë së Shkencave Albanologjike ndërsa Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, sqaroi pse është marrë vendimi për kalimin e saj në varësi të Akademisë së Shkencave.

“Akademia sot që flasim dhe asnjëherë nuk ka pasur një fakultet që është detyrim ligjor dhe në asnjë njësi nuk ka mësimdhënie që e bën të pamundur që të funksionojë. ASA është e paakredituar. Ka 8 vite që Akademia e Studimeve Albanologjike nuk ka asnjë student në asnjë program dhe kjo i bën pasive, sipas ligjit. Nëse nuk ka regjistrime për 2 vite, ASA duhet të aplikojë për të mbyllur programet. Ne po e riorganizojmë këtë akademi”, tha mes të tjerash ministrja.

Studiuesit e Albanologjisë që deri më tani ishin në varësi të Ministrisë së Arsimit, pritet të kalojnë kontributin e tyre në Akademinë e Shkencave. ASA e ka quajtur vendimin të jashtëligjshëm dhe është shprehur kundër vendimit të Këshillit të Ministrave.

“Është një vendim politik që godet shkencën e Albanologjisë në Shqipëri; Është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë. Akademia e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik”.

Por Akademia e Shkencave e përshëndet këtë vendim të Këshillit të Ministrave.

“Statusi i ri që u jepet instituteve shkencore të albanologjisë si pjesë elitare e sistemit të kërkimit shkencor, pas një periudhe veprimtarie jo në përputhje me ligjet në fuqi, do të forcojë dukshëm edhe vetë statusin e punonjësve shkencorë. Ky vendim shpreh rritjen e interesit e të angazhimit të qeverisjes për të rritur dhe evidencuar financimin dhe investimet për kërkimin shkencor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY