ARTAN FUGA/ Mbaroi! Vijeni flamurin ne gjysme shtize sot!

ARTAN FUGA/ Mbaroi! Vijeni flamurin ne gjysme shtize sot!

64
0
Shares

Nga Artan Fuga

Mbaroi!

Vijeni flamurin ne gjysme shtize sot!

Mos kujtoje njeri se nuk e dija qe letra ime me shume do ta ndizte zjarrin e pasionit shkaterrues. Por, te lutesh per kulturen kombetare nuk eshte kurre turp. Eshte nder. Une mund edhe te lyp per kete.

Me durim.

Qysh sot, Shqiperia, pas ndofta nje shekulli, nuk do te kete me institute per albanologji, as nje Qender albanologjike si institucion me vete.

Hendeku eshte bere gremine.

Kultura kombetare ka marre keshtu nje goditje vdekjeprurese.

Pallavrat pa lidhje ne sherbim te lobive antikombetate nuk e mbulojne dot gjemen e ndodhur.

Shihni programet mesimore te gjimnazit, aprovuar nga ministria e arsimit, nje keqtrajtim i neveritshem i trashegimise letrare, filozofike, artistike, kulturore kombetare, nje minim mjete administrative i traditave tona qe duhej te mbanin lidhur popullin me atdheun.

Eshte nje platforme e tere!

Dhe pyesin gjoja te habitur: Perse ikin shqiptaret nga atdheu, nuk ikin serbet, nuk ikin bosniaket, nuk ikin maqedonasit! Ja perse ikin. Se thahet cdo gje kombetare.

Eshte nje disfate tjeter. Shume me e ndershme ama se ajo e atyre qe me te tilla fitore do te kene turpin me vete.

Mund te luash me pushtetin, por me Historine kurre.

Kujtesa nuk do ta harroje. Ka pasur kohe edhe me erreta dhe hiri eshte ndezur perseri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY