Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale në Turqi

Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale në Turqi

30
0
Shares

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan fitoi sot zgjedhjet presidenciale në Turqi me 52.21 përqind të votave.

Rivali i tij, udhëheqësi i opozitës Kemal Kilicdaroglu nuk ia doli ta rrëzonte edhe pse kishte rezultat të ngushtë.

Mbi 65 milionë qytetarë me të drejtë vote ose afërsisht 85% e votuesve, zgjodhën të dielën midis presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

Qendrat e votimit për rundin e balotazhit u hapën në orën 08:00, sipas kohës lokale, dhe u mbyllën në orën 17:00.

Dalja në raundin e dytë të zgjedhjeve është 4 për qind më shumë se në rundin e parë, përkatësisht 84-85 për qind.

Mbi 400.000 vullnetarë nga partitë opozitare kanë monitoruar procesin e votimit dhe të numërimit të votave.

Sipas mediave në Turqi, ai ka falënderuar edhe mbështetësit e tij në një fjalim të shkurtër përpara tyre. “Ju falenderoj përzemërsisht. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na dhuroi një ditë demokracie. Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët e mi që treguan vullnetin e tyre duke shkuar në kutinë e votimit. Falenderoj secilin që na besoi përgjegjësinë e qeverisjes për 5 vitet e ardhshme. Fitues të këtyre zgjedhjeve janë 85 milionë qytetarë turq”, mësohet të ketë thënë Erdogan para mbështetësve të tij.

Ndërkohë, në Stamboll, me mijëra mbështetës të Erdogan janë organizuar dhe kanë nisur festimet.

Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY