Humbja e Bashkisë se Himarës një ”casus sui generis” për lokalet 2023

Humbja e Bashkisë se Himarës një ”casus sui generis” për lokalet 2023

50
0
Shares

Qytetarët shqiptarë kanë vite që jetojnë si Liza nëbotën e cudirave, ku cudirat e rradhës në këto zgjedhje lokale 2023 nuk kanë më impakt tek qytaret, por fitorjae Bashkise se Himares nga minoritari Fredi Beleri i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë është domethënëse dhe indirekt shpjegon rezultatet e votimeve në tërësi.

Kush jeton në Shqipërië është koshient që përtej fasadë me bojra që i paraqitet fshihet nje realitet krejt ndryshe.Si shpjegohet që ky vend me shkalle të larte korrupsioni, nder më të lartat të Europe, ku partite e opozites me gjithë mangësitë skandaloze që kanë, në vend që të bëjnë pak progres për ndryshimin e këtij status Quo, humbasin edhe bastioni e tyre 30 vjecarBashkinë e Shkodrës, por fitojnë atë të Himarë?

Kandidati socialist i Bashkise se Maliqit fiton mandate e 7-te rradhazi!!! Nuk di për ndonjë mrekulli që ka ndodhur në Maliq që nga viti i largët 2000, që votuesittë jenë kaq të afektuar me Kryetarin.  Korrupsioini dheabuziviteti masiv i pranishëm në qytetet kryesore si Vlorë, Elbasan apo Durrës, ku vetëm largimet e shpeshta të drejtuesve nga institucioni i Kadastrës janë tregues kuptimplot, pa qenë nevoja të analizohen sektorë të tjerë, dhe megjithë këte, përsëri qytetarëtvotojnëpër vazhdimësinë e punës të kryetarëve tëmajtë në këto bashki, ndërkohë që ndodh e kunderta me bashkinë e Himarës, ndonëse me rezultat të ngushtë me vetem 19 vota minoritari Beleri mundi kyebashkiakun socialist Jorgo Goros.

Gjatë gjithë fushtës deri ditën e heshtjes zgjedhore, zyrtarët më të lartë socialist që nga Kryeministri e me rradhë gjithë qeveria në fjalimet e tyre kryesisht përmbyllëse i kerkonin elektoratit te tyre që nëse donintë mbanin vendet e tyre te punës apo edhe për ti shumëfishuar ato duhet te votonin kandidatët socialist, sic ndodhi  me fushatë përmbyllëse në qytetin e Durrësit.  

Pra në këto zgjedhje lokale, kandidatët bashkiake socialistë kishin në dorë edhe gurin edhe arrën. Mund ti ofronin votuesve punësin, legalizim, rritje pagash, leje ndërtimi, projekte, fonde, ushqime e cdo gjë tjetër, ndërsa perfaqësuesit e koalicionitBashkë Fitojmë, përvec deklaratave bombastike të krerëve, Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilat nga njeri vesh i hynin dhe nga tjetri i dilnin votuesve të djathtë, mund ti ofronin mbështetësve të tyre gjëra me pikatore nga ato që u permendën më sipër. Kjo formule e suksesshme u aplikua në gjithe vendin, por dështojë në Himarë. Dhekjo ishte e llogjikshme, cfarëdo që kryebashkiaku socialist Jorgo Goros ti premtonte qytetarëve himariot, dyfishi do të premtohej nga qeveria greke për evladin e tyre të burgosur për blerje votash Fredi Beleri dhe mbështetësit e tij. Shqipëria nuk mund të matet ekonomikisht me Greqine, plus mekanizmat e shumta që ushtron Greqia në atë zonë, si me punësimet, pensionet, arsimimin, ndihmën financiare etj bënë qëBashkia e Himarës në këto zgjedhje të ishte në një farë mënyre një casus sui generis”.      

G. Ç               

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY