Vuksani alarmon për mbetjet e pesticidive dhe antibiotikëve në ushqimet e tregut...

Vuksani alarmon për mbetjet e pesticidive dhe antibiotikëve në ushqimet e tregut vendas

215
0
Shares

Kreu i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani ka larmuar sot rreth mbetjeve toksike në frutat, perimet dhe vezët e tregut vendas.

Bashkimi Europian në të gjitha direktivat e tij përcakton domosdoshmerinee reduktimit të rreziqeve të përdorimit të pesticideve në shëndetin e njeriut dhe mjedis.

“U desh alarmi i emisionit Alert qe, per here te pare konsumatoret te njiheshin me shifrat alarmante te mbetjeve te antibiotikeve dhe pesticideve ne produktet bujqesore dhe blegtorale. Sa për dijeni institucionet e kane detyrim ligjor informimin e publikut per sigurine e produkteve ushqimore te hedhura ne treg”, deklaroi Vuksani në një deklaratë për mediat në Tiranë.

Bazuar ne informacionin zyrtar te Autoriteti Kombetare te Vetrinarise dhe Mbrojtjes se Bimeve dhe AKU, gjate vitit 2022 jane kryer 1958 analiza per produktet ushqimore me origjine shtazore dhe 471 analiza per frutat dhe perimet.
Rezultatet e analizave per VEZET deshmojne se 9.6 % e tyre kane patur mbetje antibiotikesh mbi normat maksimale te lejuara. E thene me thjeshte 1 ne cdo 10 veze qe konsumojne femijet tane eshte me mbetje antibiotikesh shume te rrezikshem per shendetin e tyre.
Gjithashtu, nga analizat zyrtare të MJALTIT ka rezultuar se rreth 11% e mostrave kane mbetje antibiotikesh mbi normat maksimle te lejuara nga legjislacioni shqiptar.
Po keshtu nga te dhenat zyrtare te Autoritetit Kombetar te Ushqimit per monitorimin e mbetjeve te pesticideve ne fruta dhe perime, ne rang kombetar, 11.5% e mostrave kane rezultuar me mbetje pesticidesh mbi normat maksimale te lejura.
Pra, 1 ne 10 fruta apo perime qe konsumojne cdo dite shqiptarët, ka mbetje pesticidesh te rrezikshme per shendetin.

“Rrezikshmeria e mbetjeve te pesticideve te perimet dhe frutat rritet per faktin se ato konsumohen te fresketa dhe me sasi te madhe.
Gjendja eshte ALARMANTE, por Ministria e Bujqesise dhe instituconet pergjegjese per sigurine ushqimore, si pjese perberse e sigurise kombetare, jane kthyer ne operatore facebooku me like dhe share.
Gjendja alarmante ka ardhur si rezultat i paaftesise se Ministrise se Bujqesise, duke planifikuar marrjen e mostrave per qershine ne muajin mars/prill kur nuk ka prodhim apo duke mos planifikuar analiza per karrotat gjate muajve janar, shkurt, mars kur eshte piku i prodhimit.
Gjithashtu perime te tilla si qepa, prasi , lulelakra , fasulja, brokoli , bizelja etj nuk jane perfshire fare ne Planin Kombetar te Monitorimit, megjithëse jane produkte baze te konsumit te perditshem.
Me gjithe gjendjen katastrofike te mbetjeve te antibiotikeve ne produktet me origjine shtazore per vitin 2022 Ministria e Bujqesise ka ulur me 25% numrin e analizave te planifikuara per vitin 2023. E thene ndryshe: nese ke deshtuar ne planifikim, ke planifikuar deshtimin”, deklaroi Vuksani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY