KUÇOVË/ Bombola shemb shtëpimë duke mbytur gruam

KUÇOVË/ Bombola shemb shtëpimë duke mbytur gruam

39
0
Shares

Nkë grua humbi jetën sot në Kuçovë pasi u shemb shtëpia nga shpërthimi i një bombole gazi.

Rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shperthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

Më pas shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrëfikses dhe të Policisë bënë të mundur edhe nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.

Ndërsa shtetasi M.K, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY