Vrasja e Danjelës në Itali, kush ishte autori, detaje të reja për...

Vrasja e Danjelës në Itali, kush ishte autori, detaje të reja për Danjelën

52
0
Shares

Danjela Neza, një 28 vjeçare shqiptare u vra me armë zjarri me një plumb në kokë nga miku i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pasi mendohet se të dy janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali.

Rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ra e vdekur ndërsa Safayou Sow e thirri vetë policinë.

Ai u dërgua në stacionin e policisë dhe u mor në pyetje.

Afrikani kishte një leje qëndrimi të rregullt dhe punon prej disa vitesh si ndihmës kuzhinier në një restorant në Savona, pa precedentë penalë dhe përballë policëve u mbrojt duke thënë se e kishte humbur ‘durimin’ pasi ajo e kishte fyer.

Danjela Neza, 28 vjeçarja shqiptare, sipas policisë italiane ishte një person me precedentë penalë. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se e reja kishte kishte probleme me drejtësinë për krime kundër pronës dhe trafik droge. Sipas mediave, Neza është përfshirë në trafikun e drogës gjatë kohës që kishte qenë e lidhur me një tjetër person dhe jo me 27-vjeçarin nga Guinea që e vrau sot.

Nisur nga këto të dhëna, policia ka dyshime se vrasja mund të mos ketë ardhur për shkaqe xhelozie.

Shaqir Neza, babai i Danjelës ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale. Në profilin e tij në Facebook, Neza u jep lajmin të afërmeve të tij për ndarjen nga jeta të të bijës. Ai shkruan më tej se duke qenë se e reja ndodhet në Itali, nuk dihet se kur mund të zhvillohet ceremonia mortore.

Postimi i Shaqir Nezës:

Te dashur miq, shoke e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza ,28 vjece. Bija ime shpirti yt qofte i xhenetit. Duke qene se ndodhet ne Itali nuk e dime sa mund te vonoje dhe si rrjedhoje nuk mund tju leme nje date varrimi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY