Edi Rama kërcënon votuesit e Shkodrës përmes një mesazhi në Facebook

Edi Rama kërcënon votuesit e Shkodrës përmes një mesazhi në Facebook

71
0
Shares

Një nga fotot e projektit ku duken pemë të mbjellura në ujë, njëfarë pylli lundrues, i paparë më herët veç në Amazonë. Gallatë e madhe. Përveç u kërkon votën edhe i fyen

Kryeministri Edi Rama ka kushtëzuar sot një projekt zhvillimi për Shkodrën me votën e banorëve të tij për PS, duke shënuar një rast flagrant të përdorimit të parave të shtetit për të shantazhuar qytetarët për të votuar ndryshe nga vullneti i tyre.

Rama ka publikuar disa dhjetra foto të një projekti të FShZH të patenderuar, klandestin për hyrjen e Shkodrës si hipotekë të votave për ish drejtorin e FSHZH, që kandidon në bashkinë e Shkodrës.

“Ky është një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të Qeverisë Shqiptare, që pret prej disa kohësh të shohë dritën e rrugës së zbatimit, nëse dhe sapo hapet rruga e ndryshimit”, shkruan Rama.

Rama thekson sërish në të njëjtin postim në Facebook se fati i projektit është i lidhur me votën.

Rama ka deklaruar edhe më herët se qeveria nuk do të bashkëpunojë me bashkitë që fitohen nga opozita.

Strukturat e opozitës duhet ta padisin për shkelje të ligjit zgjedhor. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY