Guarda di Financa mçsyn klubin e Lacias, Igli Tare nën hetim, detajet

Guarda di Financa mçsyn klubin e Lacias, Igli Tare nën hetim, detajet

202
0
Shares

Selitë qendrore të Romës, Lazio dhe Salernitana u kontrolluan nga financuesit e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanza, pas një urdhëri nga Prokuroria Publike e Romës.

Ata ishin atje për të “marrë dokumentacionin kontabël dhe jokontabël në lidhje me transfertat e lojtarëve”.

Hetimi që lidhet me Romën, i referohet operacioneve të merkatos që ndodhën midis viteve 2017 dhe 2021. Janë nën hetim presidenti i Lazio, Claudio Lotito, drejtori sportiv i klubit, Igli Tare. Bashkë me ta menaxheri Fabiani, presidenti dhe zëvendëspresidenti i Romës Dan dhe Ryan Friedkin dhe ish-presidenti James Pallotta.

Gjithashtu nën hetim janë edhe ish-administratorët e deleguar të verdhekuqve Umberto Gandini dhe Guido Fienga, ish-zëvendës presidenti ekzekutiv. Fokusit të hetuesve nuk i kanë shpëtuar as ish-drejtori ekzekutiv Mauro Baldissoni dhe menaxherë të tjerë në kontekstin e hetimit për operacionet e shitblerjes së lojtarëve.

Janë 11 lojtarë të blerë ose shitur nga Roma, të cilët citohen në hetimin nga prokurorët e piazzale Clodio për shitjen e lojtarëve të kryer nga klubi në vitet 2017-2021. Në veçanti, shitjet e Marchizza dhe Frattesit te Sassuolo, Tumminello te Atalanta, Luca Pellegrini te Juve, Cetin, Cancellieri dhe Diaby te Verona. Sa i përket blerjeve, emrat janë ato të Defrel nga Sassuolo, Spinazzola nga Juve, Cristante nga Atalanta dhe Kumbulla nga Verona.

Në rastin e Salernitana dhe Lazio, hetimet kanë të bëjnë me operacionet e transferimit të lojtarëve ndërmjet dy klubeve. Kjo vetëm në sezonet sportive 2017/18, 2018/19, 2019/20 dhe 2020/21. Veprat e kontestuara janë lëshimi i faturave për transaksione inekzistente dhe deklarime mashtruese përmes përdorimit të faturave për transaksione që nuk ekzistojnë. Si dhe komunikime të rreme të korporatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY