Promovohet libri “Kryemjeshtri” i yllit shqiptar të Judo-s

Promovohet libri “Kryemjeshtri” i yllit shqiptar të Judo-s

74
0
Shares

Në COD, prezantohet libri “Kryemjeshtri”, një histori e jashtëzakonshme ambicieje, pasioni dhe këmbënguljeje për të realizuar të paimagjinueshmen në sport.

“Kryemjeshtri” është libri më i ri mbi historinë e suksesit tëtrajnerit nga Peja Driton Kuka, sportist me një numër të madh rekordesh që ka prekur majat botërore të sportit olimpik të judo-s, i cili ishte i ftuar sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, së bashku me kampionet olimpike të stërvitura prej tij Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, njëkohësisht edhe personazhe të librit.

Botimi u prezantua nga Kryeministri Edi Rama në një diskutim të hapur mbi rrugëtimin e trajnerit “kryemjeshtër” në sport, të cilin Kryeministri Rama e cilësoi jo thjeshtë si një histori sporti, por shumë më tepër se aq një histori e jashtëzakonshme ambicieje, pasioni dhe këmbënguljeje për të realizuar të paimagjinueshmen.”

Kryeministri ndau me të pranishmit mbresat dhe emocionet e përftuara pas leximit të librit, në një dialog me Dritonin mbi momentet më interesante të përmendura në libër. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY