FOTOLAJM/ Kjo nuk ka turp, e futi në burg që kur ta...

FOTOLAJM/ Kjo nuk ka turp, e futi në burg që kur ta lirojë tia dijë për nder

42
0
Shares

Ministrja e Parlamentit Elisa Spiropali ka shkuar sot tek familja e Diana Bahçes dhe ka bërë edhe fotp me të pasi e ka futur në burg duke lënë në djep në rrezik vdekje një foshnjë tetë ditëshe.

Ajo nuk ka turp, nuk kërkon falje por i kërkon Dianës ti thotë faleminderit që nul e mbajtën ende në burg dhe që foshnjën e gjeti gjallë. Ky është kuptimi i këtyre fotove dhe i postimit të Spiropalit që nuk duket kurkund se është ministre i qeverisë që e tërhoqi zvarrë për në qeli.

“Diana Bahçja është e lirë pranë foshnjes dhe familjes së saj.

Një apel i ndjerë për të gjitha gratë që të ngrenë zërin dhe të luftojnë kur të drejtat e tyre shkelen.

Bashkë me Edonën dhe Valbonën, drejtoreshën e Shërbimit Social Shkodër, i bëmë vizitë në shtëpi për t’u gjendur pranë Dianës dhe familjes së saj, me të gjitha mundësitë që mekanizmi institucional ofron, por edhe si gra, si nëna, si njerëz”, shkruan hipokritja.

Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj. Shkak është bërë një gjobë që gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur në vitin 2020, në shifrën e 2 milionë e 500 mijë lekëve të vjetra. Kjo gjobë është konvertuar një javë më parë në dënimin me 1 muaj e 20 ditë burg.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY