KIÇO LONDO/ 15 vitet e teatrit ‘Metropol’

KIÇO LONDO/ 15 vitet e teatrit ‘Metropol’

54
0
Shares

Sot mbushen 15 vjet nga krijimi i Teatrit të Metropolit. Shfaqjet e para ky Teatër i realizojë në sallat e Universitetit të Arteve të cilin e falenderoj shumë për bujarinë. Si u krijuan sallat e Teatrit të Metropolit?
Dikur ishte një hapësirë e pakuptimtë e mbetur nga coptimi i “Varietesë së Tiranës”. ​

Vendosa të ngrija Teatrin e Tiranës. Që Tirana të mos fshihej pas Teatrit Kombëtar. Filluam provat.Sallë nuk kishim. Më shihnin më keqardhje. E ka nga aksidenti- thoshin nën zë. Paralelisht nisëm nga puna për sallën “Çehov”. Pas tre premierave të para në Universitetin e Arteve, erdhi premiera e parë në sallën e “Çehov”, pastaj erdhi Salla “Bodrum” dhe më pas Salla “Shakespeare”. Pa fonde publike. Të gjitha këto në një vend të braktisur plotësisht dhe më pas ta shihnim ngadalë që nga lindja, jo nga zero por nga minus njëqind. “Metropoli” ofron sot një opsion shumë të mirë.

Skenat “Shakespeare” dhe “Bodrum” janë të vendosura mes spektatorëve dhe kjo u jep atyre një mundësi shumë të bukur për të parë të tjerët përballë tyre – dhe në të vërtetë veten – dhe të gjithë së bashku të na shohin ne, të cilëve tani mund t’u drejtohemi nga njëra anë dhe nga tjetra.Ky është një qëndrim jetësor. Është një mundësi për t’u bërë një komunitet. Është një mundësi shumë e rrallë, që ne të zgjedhim mënyrën se si do të ulen spektatorët. Kjo është diçka që më magjeps tmerrësisht, por ka edhe diçka të frikshme, nuk e fsheh, sepse është si unazë. Ajo që ofron kjo hapësirë ​​e madhe, e errët dhe e nëndheshme është një përvojë.

Sot jam i lumtur.Një Teatër i Ri. Tre salla. Bekim. Sot nuk kam mundësi të punoj në këtë Teatër as duke paguar qiranë. Ska gjë. I mirëkuptoj ata që i mbyllin dyert. Jeta është qesharake. Teatri është një gjë shumë serioze. I uroj Teatrit të Metropolit, bashkëthemelusëve suksese, jetë të gjatë dhe të bukur.#rroftëteatri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY