Qeveria ‘blen’ Facebook, ‘news feed’ mbushen me njoftime të ministrave edhe para...

Qeveria ‘blen’ Facebook, ‘news feed’ mbushen me njoftime të ministrave edhe para 3 ditësh

34
0
Shares

Që prej së premtes pjesa e news feed në llogaritë apo faqet e Facebook dominohet tërësisht nga ministrat, qeveria, policia, deputetë socialistë dhe zyrtarë të majtë.

Nëse provoni të shkoni në ‘home’ për të naviguar ju nuk shikoni asnjë lajm tjetër, postim apo njoftim veçse ato qeveritare dhe nga deputetë të PS.

Dominon ministrja e Kulturës, kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj, kryeministri Rama, kryetarja e Kuvendit, ministrja Spiropali, Taulant Balla, kandidati i PS në Shkodër, deputeti i PS në Selenicë, policia e shtetit, ministri i Brendshëm, ministrja Krifca, Manastirliu e kështu, të gjithë njëri pas tjetrit pa asnjë ndërfutje, në krye të faqes.

Pavarësisht se postimet nuk zbulohen të jenë të paguara, postime edhe tre katër ditë të vjetra shfaqen përpara të tjerave, përfshirë edhe ato që janë përzgjedhur për tu vendosur në krye nga vetë naviguesit.

Kjo tregon se sasi të mëdha parash janë paguar në rrjetin social nga qeveria dhe PS në formate të tjera pagese përveç përmes llogarisë në faqe duke bllokuar përdorimin e lirë dhe të barabartë të rrjetit.

Ndërkaq kanë filluar raportimet ‘fake’ nga patronazhistët (trollsat) e rrjeteve sociale të PS të portaleve apo llogarive kritike me qeverinë. Prej një jave droni.al është bllokuar në transmetimet e fotove duke ulur shpejtësinë e penetrimit në audienca të lajmeve të publikuara nga ky portal. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY