MOTI/ Javën që vjen ka një ditë që duhet të mbani çadrën

MOTI/ Javën që vjen ka një ditë që duhet të mbani çadrën

24
0
Shares

Për javën që presim përpara, për pjesën më të madhe të ditëve, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare.

“Ndërsa dita e Mërkurë do të ndikohet nga kalimi (i shpejtë) i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por edhe stuhive afatshkurtra. Në relievet malore në lindje parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar”, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të jetë përgjithësisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatre deri në 8m/sek. Ditën e Mërkurë era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatre deri në 8m/sek por hera-herës në bregdet dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpjetësi deri në 18m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë, ndërsa ditën e Mërkurë pritet që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 3-4 ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY