Ndahet nga jeta poeti i mrekullueshëm Hamit Aliaj

Ndahet nga jeta poeti i mrekullueshëm Hamit Aliaj

50
0
Shares

Poeti i njohur, Hamit Aliaj, u nda nga jeta sot në moshën 69-vjeçare. Ai po trajtohej në një spital të Tiranës prej disa ditësh.

Hamit Aliaj lindi në fshatin Kasaj të Tropojës në vitin 1954. Është një dnër poetët më të mirë të Shqipërisë dhe një autor i teksteve të këngëve më të njohura në botën shqiptare.

Ai ka punuar si mësues i letërsisë në disa shkolla në Tropojë dhe në institucione të kulturës dhe arsimit në Tropojë dhe Tiranë.

Ndër të tjera ai ka botuar librat me poezi:

1974: Bjeshkët janë mbiemri im, Tiranë
1979: Epike ( me bashkëautor), Prishtinë
1986: E ruaj një fjalë për ty, Tiranë
1990: Lotin nuk ta fal, Tiranë
1997: Mungon viti Një, Tiranë
2006: Njëqind vjet e Martë, Tiranë
2012: Ali Iber Nezaj (monografi), Tiranë
2017: E hëna e përtej botës
2021: N’Dardani bjen nje tupan

Me poshte edhe një ndër poezitë e Hamit Aliaj:

Dicka mangut mbetet gjithmone 

Mermerët dhe ditët rënkojnë, plasariten
Prej teje duan frymën, prej teje duan shpirtin,
Unë shkul një brinje, prej saj të krijoj ty
Në vitin një, në vitin trimijë,
Je syri që botën e zë, je syri,
Je drita që jeton dhe pasi vdes ylli,
Vetvetes i thërras e me përgjigjesh ti,
Të sheh ujku në ëndërr e bëhet njeri.
Krijimi i botës në shtatë ditë u bë,
Po diçka mangut mbeti gjithnjë,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY