Komedia ‘Një dasmë e hatashme’, 3 ditë në Elbasan

Komedia ‘Një dasmë e hatashme’, 3 ditë në Elbasan

35
0
Shares

Komedia “NJË DASMË E HATASHME” në datat 14 15 16 në Teatrin Skampa të Elbasanit, ora 18.oo, me Julian Dedën, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha.
I zoti dasmës Kiço Londo.

Komedi tipike britanike që përfshin një numër të pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë. Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të përdorin shërbyesen e dhomave.

Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët.Gjitthçka funksionon në fund por jo pa dhimbje. Kohëzgjatja 80 min. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY