Amos lë shtëpinë, Olta në lot, Efi qesh por Dea Mishel mbahet,...

Amos lë shtëpinë, Olta në lot, Efi qesh por Dea Mishel mbahet, kush është banorja e re

74
0
Shares

Amos lë shtëpinë e Big Brother Vip duke hequr dorë nga çmimi i madh ndërsa ka beasuar pa masë një pjesë të banorëve kjo zgjedhje e publikut.

Eliminimi i Amosit dëshpëroi më së shumti Oltën me të cilin ishin miq dhe aleatë në lojën e vështirë. Në një kohë kur loja gjithnjë e më shumë behej e fortë, Olta kishte shumë nevojë për Amosin në shtëpi, kjo edhe pse pjesëtarët e tjerë të grupit të saj, nuk e mbrojnë atë, ashtu si Amosi.

Ka habitur Dea e cila kishte një raport të afërt me të por nuk u përlot fare.

Në panel ishte Efi që nuk u përmbajt nga gëzimi. Ajo qeshte ndërsa shikonte Amosin duke lënë shtëpunë dhe Oltën në lotë.

Keisi Medini është banorja më e re e shtëpisë së Big Brother. Ajo është e njohur gjërësisht si influencer, por edhe si vajza e ish-konkurentit të Big Brother Vip 1, Sabianit.

Si e komentuan opinionistët dhe ish-banorët komentuan daljen e Amosit:

Arbër: Për të gjithë ishte e papritur. Amos diku ka çaluar, duke e cikësuar veten si më lart në krahasim me të tjerët. Ai mund të jetë një aktor i mirë, por nuk është lojtar i mirë për të përballuar lojën e Big Brother.

Zhaklin: Kjo vështirësia për të shpalosur veten, dhe gjithë kjo ego, ka krijuar një hendek shumë të madh me Amosit, teatrit dhe publikut.

Bjordi: Pajtohem me opionistët. Amos u fut në shtëpi me një bagazh dhe botë të madhe.

Efi: Nuk kam koment.

Xhoni: E vërtetë që Amosi ka qenë shumë i ngurtë në shtëpi.

Zhaklina: U gjykua shumë nga publiku për humorin e zi. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY