Ish prokurorja Elisabeta Imeraj flet për 21 janarin, çfarë do bëjnë prokurorët...

Ish prokurorja Elisabeta Imeraj flet për 21 janarin, çfarë do bëjnë prokurorët pas videopërgjimit

70
0
Shares

Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda dhe ish drejtuese e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka komentuar deklaratën e disa prej politikanëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë thënë se do të dorëzojnë një kallëzim në Prokurorinëe Posaçme (SPAK) për 21 janarin pas publikimit të një videopërgjimi.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Imeraj u shpreh se ka një lloj trysnie dhe presioni edhe ndaj prokurorëve që e kanë këtë dosje në dorë.

Imeraj ngriti pyetjen se përse duhet të tejçohet me forcë nga politika, një ngjarje që ka ndodhur 12 vite më parë.

“Ajo që ne duhet të ngremë zërin në radhë të parë, është që, përse është e nevojshme, që në 2023-shin, për një ngjarje të ndodhur në 2011, të tejçohet me forcë nga politika. Për çfarë arsye? Jemi tashmë disa vite, që ecim në ujërat e reformës në drejtësi, të institicuineve të reja të krijuara dhe shohim ministrin e Drejtësisë që flet për rihapje të dosjes, për dosje që mbahen peng, për prokurorë që bien nga vettingu.

Vetë iniciativa që ndërmerret, nuk ka të bëjë në thelb me hetimin e 21 janarit. Përse iu krijon një farë terrori edhe atyre prokurorëve që e kanë dosjen në dorë dhe që mund ta marrin procedurialisht. Unë e shoh shumë të thjeshtë këtë.”, theksoi ajo.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Imeraj u shpreh se kjo mund të realizohet, bazuar në ndryshimet e ndodhura në Kodin e Procedurës Penale.

“Me ndryshimet e ndodhura në Kodin e Procedurës Penale, çdo prokuror është i pavarur. Si i tillë, i lind edhe e drejta një prokurori të pavarur, dje që kur ka dalë audiopërgjimi, që kryesisht të nisë një hetim dhe të thotë që në tërësinë e elementëve të ndodhur në këtë historinë e 21 janarit, ka mbetur pa u hetuar ai zinxhiri.euronews.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY