Ndahet nga jeta ikona e futbollit të ‘Tiranës’, ish kapiteni i shkëlqimit...

Ndahet nga jeta ikona e futbollit të ‘Tiranës’, ish kapiteni i shkëlqimit të ekipit

101
0
Shares

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare, ish futbollisti i njohur Nuri Bylyku.

Dikir kapiteni i Tiranës së madhe të viteve ’63-’70, Bylyku mbahet si një nga ikonat e familjes bardheblu.

Ai ishte një autokton tiranas, i lindur më 10 prill të vitit 1937, duke u bërë edhe përfaqësues i dy gjeneratave në radhët e skuadrës Tiranës.

Mesfushori luftarak Nuri Bylyku, pasi kreu shërbimin ushtarak në radhët e Partizanit, ku u shpall edhe kampion, u rikthye në radhët e skuadrës së Tiranës, ku edhe e kishte nisur rrugën e bukur të futbollit.
Nuri Bylyku, ishte kapiteni i parë i skuadrës së Tiranës, që në përfundim të sezonit 1964-65, do të ngrinte trofeun e kampionit të Shqipërisë, duke thyer hegjemoninë e Partizanit dhe Dinamos në futbollin shqiptar që me krijimin e tyre.

Pasi ndërpreu karrierën e tij sportive, Nuri Bylyku, nuk u largua nga klubi i Tiranës, duke kryer detyra drejtuese, qoftë si trajner, inspektor dhe shef klubi. r.s

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY