Zvicra mund Serbinë, fitoren e zbukuron goli i Shaqirit

Zvicra mund Serbinë, fitoren e zbukuron goli i Shaqirit

67
0
Shares

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të grupeve.

Ashtu siç parashikohej, kjo ka qenë një ndeshje intensive dhe plot emocione.

Xherdan Shaqiri ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të me një goditje potente, ku ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët që e ndiqnin në mbarë botën.

Festa nuk zgjati shumë pasi Serbia barazoi në minutën e 26-të nga një goditje me kokë të Mitrovic. Por, akoma edhe më keq, Serbia përmbys rezultatin në minutën e 35-të me anë të Vlahovic.

Pranë përfundimit të pjesës së parë, konkretisht në minutën e 44-të, Embolo shënon golin e barazimit duke i dërguar të dyja ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2.

Pjesa e dytë nisi në favor të Zvicrës, ku në minutën e 48-të, Vargas asiston për Freuler dhe nuk gabon përballë portës duke përmbysur shifrat. Më pas, rastet ishin të shumta dhe tepër intensive, ku madje Xhaka u përplas veerbalisht edhe me lojtarët serbë që ishin në pankinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY