Barbaritë e agjencive financiare mbi klientët, avokati flet për lidhje mes policisë...

Barbaritë e agjencive financiare mbi klientët, avokati flet për lidhje mes policisë dhe skemave grabitqare

23
0
Shares

Gjykata civile e Tiranës, konkretisht gjyqtarja Anila Karanxha ka vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për urdhrat e ekzekutimit dhe përllogaritjen e kamatëvonesave nga ana e gjykatës, në rastet e mosshlyerjes së kredive dhe kalimit të afateve.

Lidhur me këtë avokati Kujtim Cakrani në studion e lajmeve në MCN Live, deklaroi se ky është një vendim i drejtë, ndërsa theksoi se kjo është e drejtë e çdo gjyqtari kur kërkon që kërkesë padia bie ndesh me një nga dispozitat e kushtetutës, ta pezullojë atë dhe ta çojë për gjykim.

Sipas tij, këto institucione financiare sillen në mënyrë kriminale deri në barbare me qytetarët sepse ju sekuestrojnë gjithçka që ata kanë dhe jashtë asaj që ata kanë lënë në kolateral.

Jam në dijeni të plotë jo të këtij rasti por të shumë sepse kjo është bërë problematike tani kamatëvonesat etj etj duke pasur parasysh faktin nga klientët tanë që janë në procese gjyqësore apo dhe me ata që kanë marrë kreditë jemi të vetëdijshëm që vendimi i marrë nga zonja Karanxha që të lëshojë urdhër ekzekutimi për debitorin, që të paguajë kamatvonesat sepse s’ka pasur mundësi dhe në këto kushte kur bie ndesh me kushtetutën por dhe me ligje të stabilizim asocimit me të drejtat e lirisë qytetarë dhe ajo ka vendosur ta pezullojë çështjen gjyqësore, dhe t’ja nisë për interpretim gjykatës kushtetuese. Kjo ehte e drejtë e çdo gjyqtari kur kërkon që kërkesë padia bie ndesh me një nga dispozitat e kushtetutës, atëherë ka të drejtën e tij ta pezulloj dhe ta çojë atë për gjykim. Nëse do e shohim këtë vendim të gjykatës është një vendim i drejtë. Institucionet financiare sillen në mënyrë kriminale deri në barbare sepse ju sekuestrojnë gjithçka që ata kanë dhe jashtë asaj që ata kanë lënë në kolateral, arrijnë sekuestrimet edhe te familjarët e tjerë që s’janë subjekt i marrëveshjes kjo është e jashtëligjshme, janë të pafundme rastet.

Më tej ai u shpreh se këto institucione financiare janë duke masakruar qytetarët duke i marrë pronat dhe jashtë kolateralit, ndërsa shtoi se  ata janë duke bashkëpunuar me oficerët e krimit ekonomik. Ai tha se organet ligjzabtuese duhet të merren më çdo rast, duhet mbikëqyrje e detajuar nga organet përkatëse.

Problemi më i madh në Shqipëri janë ato shoqëri që blejnë borxhet nga bankat dhe ato i masakrojnë qytetarët. Këta veprojnë nën hundën dhe me oficerët e krimit ekonomik, ata janë në bashkëpunim institucionet financiare që blejnë borxhet me oficerët ekonomik të krimit, këta veprojnë në mënyra shumë kriminale dhe shteti nuk ndërhyn dhe këta pastaj çfarë do bëjnë, do bëjnë vetëgjyqësi. Nga kjo padrejtësi shqiptarët po ikin, prandaj duhet zgjidhur njëherë e mirë ky problem nga gjykata kushtetuese. organet ligjzabtuese të merren më çdo rast. Kur mbledhin borxhin, ata kalojnë rregullat e procedurave, prandaj duhet mbikëqyrje e detajuar nga organet përkatëse.

Ndërsa lidhur me institucionet financiare që japin kredi shumë thjeshtë vetëm përmes një karte identiteti avokati Cakrani i ka konsideruar si skema piramidale por në këtë rast të mbrojtura nga shteti.

Dhënia e kredive me karatë identiteti janë si firmat piramidale, skema financiare që grabisin qytetarët, tamam si skemat piramidale të dikurshme, por këtë rast janë të mbrojtura nga shteti me ligje të sponsorizuara nga grupet e interesit dhe në këtë moment ne përfundojmë në këtë situatë ku jemi sot. Ka pasur raste kur qytetarët janë larguar nga Shqipëria ose kanë vrarë veten nga borxhet që kanë marrë. mcn tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY