Arrestohet në Hollandë Eljo Bitri, miku i Dumanit

Arrestohet në Hollandë Eljo Bitri, miku i Dumanit

29
0
Shares

Eljo Bitri
Është arrestuar nga policia në Hollandë Eljo Bitri 35 vjeç nga Elbasani, i cili përdor dhe identitetet Ervis Bitri alias Bledar Debrova.

Eljo Bitri u arrestua në qytetin Leiden ndërsa në momentin e arrestimit, ai ishte i armatosur me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër.

Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë dhe pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi provizor i tij me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Gjithashtu, Eljo Bitri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bëjnë të ditur burime të policisë.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY