EMRAT/ Policia arreston 3 persona të kërkuar në Tiranë dhe Lezhë

EMRAT/ Policia arreston 3 persona të kërkuar në Tiranë dhe Lezhë

42
0
Shares

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”.

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit”, u bë kapja e shtetasve:

– Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

– Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Edhe policia e Lezhës ka kapur në fshatin Sanxhak, shtetasin e shpallur në kërkim:

– Orges Filaj, 24 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

I ndaluari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY