SHËNIM/ Qasja Rama, kthesë 180 gradë para presionit

SHËNIM/ Qasja Rama, kthesë 180 gradë para presionit

46
0
Shares

Kryeministri si një Makiavel i vërtet u tërhoq sot nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 Kwh, jo për shkak “të rënies së temperaturave të nxehta apo qasjes pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë”, por ishte i vetmi vendim i zgjuar dhe i detyruar që mund të merrte Edi Rama.

Mos rritja e çmimit te energjisë elektrike është i vetmi argument që i mundëson qeverisë shqiptare ti shikojë qytetaret e saj në sy në këte kohë krize, pasi ne cdo aspekt tjeter qytetareve dhe bizneset janë asistuar minimalisht nga qeveria e tyre.
“Kjo nuk është një shpikje e jona, por një metodë e ndjekur nga plot vende për të nxitur kursimin e energjisë në këtë kohë kaq të zymtuar botërisht prej inflacionit të luftës”, tha Kryeministri ne deklaraten e tij, duke e mbyllur me fjalet se ” inflacionin e ka sjellë lufta, nuk e ka sjellë qeveria “. Inflacion dhe cmime te larta energji kanë edhe fqinjët tanë dhe mbarë Europa, por paketat ndihmese ndaj krizes energjitike jane material dhe jo demagogji. Vetëm dje qeveria gjermane tha se do të investojë 200 miliardë euro për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e kostove të energjisë, ndërsa qeveri britanike e kryeministres Liz Truss po planifikon nje pakete ndihme prej rreth 200 miliar paunds, ku nga këto 40 miliard do jepen per te ndihmuar biznezet të paguajnë faturat e tyre të energjisë.

Bashkimi Europian planifikon nje paketë ndihme energjitike prej 140 miliard eurosh per t’ju dhënë vendeve anëtare “fuqinë financiare” për të mbrojtur familjet dhe bizneset e cenueshme gjatë periudhës së dimrit, ” deklarojë para dhjete ditësh kryetarja e BE-s Ursula von der Leyen. Ndërkohe Italia miratoi në fillim të gushtit një paketë të re ndihme me vlerë rreth 17 miliardë euro për të ndihmuar kompanite dhe familjet nga rritja e kostove të energjisë dhe rritja e çmimeve të konsumit. Kjo vjen pas asaj të rreth 35 miliardë eurove të buxhetuara që nga janari për të luftuar krizën e kostos e jetesës. Gjithashtu qeveri italiane ka zgjeruar një bonus prej 200 € të paguar në korrik për italianët me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk e merrnin më parë.

Por ndonese mund te mos duket shume i goditur krahasimi me vendet e zhvilluara europiane, le të hidhemi tek fqinjët tanë dhe te shikojme se si qeverite e vendeve te tyre po u vijnë në ndihmë qytetareve për të perballuar krizen.

Javen e pare te shtatorit Qeveria e Kosovës miratoi nje paketë te re ekonomike për të mbështetur financiarisht kategori të ndryshme për të ndihmuar në përballimin e krizës së rritjes së cmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Në paketën e re pensionistët do të mbështeten me 100 euro shtesë, zyrtarët publikë do të marrin shtesë prej 50 eurosh, kurse punëtorët në ndërmarrje publike do të marrin shumën prej 100 eurosh, si 100 euro janë planifikuar edhe për studentët. Këta te fundit po kërkojnë të njëjten gje ne Shqiperi, por nuk degjon qeveria shqiptare nga ai vesh.

Ndërsa Serbia planifikon të shpërblejë familjet që ulin konsumin e energjisë elektrike, me zbritje në faturat e shërbimeve (gaz, energji elektrike dhe uje), një barrë për financat publike që është ende më e vogël se pagimi i importeve të shtrenjta të energjisë, ka komentuar Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Ndërsa në Greqinë fqinje vetëm së fundmi qeveria shpenzojë pothuajse 2 miliardë euro për të subvencionuar faturat në rritje të energjisë elektrike në shtator, ndërkohe qe çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën.

Kryeministri Mitsotakis shkojë edhe më tej kur qeveria subvenvcionoi në verë familjet për blerjen e kondicionerve dhe frigorifereve të rinj duke i zevendesuar me ato të vjetrit që harxhonin më shumë energji elektrike. Por plani për rritjen e cmimit të energjisë ishte një thikë me dy presa, nga njëra anë fuqizonte buxhetin e shtetit por nga ana tjetër i jepte një motiv esencial opozitës së përcare dhe konfuze për të bindur qytetarët të dalin në protesta, nderkoqe qe thika e krizës u ka shkuar në kockë dhe me rritjen cmimit te energjise do ti prekte edhe palcën.

Por Kryeminstri Rama si demagog i skenes politike, ne fillim bën diversonin dhe pret reagimin e kuptoj se do të perballej me zemërimin e qytetareve nga rritja e cmimit të energjisë elektrike, teksa zgjedhjet lokale të rradhës po vijnë dhe benjamini i tij Veliaj duhet ta rifitoje me patjeter Tiranë, ndërsa opozita akoma nuk ka piketuar kandidatin e saj.

Frika nga revoltat popullore dhe humbja në zgjedhjet lokale ishin arsyet nga terhqja dhe jo brockullat që listojë në deklaratën e tij.
G. Ç

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY