Çeçeni që garoi për Shqipërinë, sot kampion bote në mundje

Çeçeni që garoi për Shqipërinë, sot kampion bote në mundje

34
0
Shares

Zelimkhan Abakarov një mundës çeçen i federuar nga Shqipëria i dha sot skuadrës shqiptate medaljen e parë të artë botërore në Mundje.

Ai triumfoi në finalen e peshës deri 57 kilogramë në stilin e lirë, e zhvilluar këtë të shtunë në Beograd.

Suksesi 7-2 u arrit përballë amerikanit Tomas Gilman ndërsa për të arritur deri në finale mundësi i Shqipërisë eliminoi 4 kundërshtarë. Shqipëria përfaqësohet në këtë Botëror edhe nga Islam Dudaev në peshën deri 61 kilogramë po në stilin e lirë.

Të dy mundësit rusë me origjinë çeçene iu bashkuan Shqipërisë në shtator të vitit 2021.

Më parë vetëm Sahit Prizreni kishte marrë bronz për Shqipërinë në një botëror, në atë të vitit 2007. Tv Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY