SHËNIM/ Konferenca e Ramës, alibia e mërzitshme e kryeministrit për të na...

SHËNIM/ Konferenca e Ramës, alibia e mërzitshme e kryeministrit për të na vënë më gjumë edhe të shtunën

67
0
Shares

Kur u pyet për anijen me naftë kontrabandë, tha se nuk merret me anije, kur u pyet për traktatin me oligarkët që kanë ndërtuar pa leje, tha se nuk merret me këtë, janë prokurorët që bëjnë pazare.

Kur u pyet për inceneratorët tha se qeveria po paguan tjetër gjë pavarësisht se atje nuk ka ende incenerator edhe pas 4 vitesh. Ka një proces tha ai.

Kur u pyet për legalizimin tha se nuk i trajton raste. Por shko te Shqipëria.al. (Por nëse klikon të dalin disa reklama seksi, por tani as nuk hapet). Të shkojë tek pyetshtetin.al?

Kur u pyet për tynelin e Murrizit, thotë po ecet edhe pse ka 8 vjet që ecet. Tani edhe në Llogara ka dalë një shpellë.

Kur u pyet për Berishën dhe Metën, tha këto janë problemet e Shqipërisë dhe e bëjnë këtë vend të pajetueshëm.

Edi Rama as nuk e ka ndërmend të ndryshojë gjë nga objektivat e tij: në Shqipëri jetohet shumë mirë nëse je oligark dhe ndan paratë me të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY