“Dënojmë përpjekjet e Serbisë që nxisin konflikt, e pajustifikueshme heshtja e Tiranës...

“Dënojmë përpjekjet e Serbisë që nxisin konflikt, e pajustifikueshme heshtja e Tiranës zyrtare”

40
0
Shares

Dënojmë përpjekjet e Serbisë që nxisin konflikt, e pajustifikueshme heshtja e autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare, tha sot nder te tjera anetari i kryesise se PD, Aldo Bumci.

Deklaratë e anëtarit të Kryesisë, Aldo Bumçi:

Partia Demokratike po e ndjek me kujdes rigoroz dhe shqetësim të thellë situatën në Kosovë.

Ne i japim mbështetje të plotë qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saj ligjzbatuese, të cilët janë në të drejtën e tyre legjitime dhe sovrane, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e Republikës.

Ne e inkurajojmë si të drejtë vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet në marrëdhëniet me Republikën fqinje të Serbisë.

Qeverisë së Serbisë, i bëjmë thirrje t’u përmbahet të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut, dhe t’i zbatojnë ato pa vonesë.

Ne dënojme përpjekjet e Serbisë, përmes deklaratave dhe veprimeve që nxisin konfliktin, synojnë destabilizimin e Kosovës, dhe janë me pasoja për të gjithë rajonin.

Në të njëjtën kohë, përshëndesim maturinë dhe vendosmërinë e autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe vetpërmbajtjen e qytetarëve të saj në menaxhimin e kujdesshëm të këtij provokimi të përsëritur.

Gjithashtu, përshëndesim angazhimin e KFOR, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Bashkimit Europian për çtensionimin e situatës dhe garantimin e paprekshmërisë së sovranitetit të Kosovës dhe pacenueshmërinë e kufijve dhe sigurisë së saj.

E konsiderojmë të papranueshme dhe të pajustifikueshme heshtjen e Autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare, duke cënuar rëndë interesin kombëtar dhe kornizën e sigurisë rajonale.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, të ndërmarrë pa vonesë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbështetur qeverinë e Kosovës, në përpjekjet legjitime për të ushtruar në mënyrë të plotë sovranitetin e saj, dhe të dënojë çdo akt të autoriteteve serbe që nxit konflikte për llogari të aktorëve të tretë.

Qeveria shqiptare duhet t’i përmbahet detyrimit kushtetues për të mbrojtur interesat kombëtare kudo dhe kurdo ato kërcënohen.

Në fund, duam të theksojmë përmes këtij rasti flagrant hipokrizinë e nismës së Ballkanit të Hapur dhe protagonistëve të saj Rama dhe Vuçiç.

Nëse hapja do të ishte synimi i tyre, nëse Kosova do të konsiderohej, siç thonë, e mirëpritur në këtë projekt, aktet absurde të nacionalizmit të shekullit 19 dhe paradat e serbomadhnisë në kufirin mes dy vendeve, nuk do të përsëriteshin edhe njëherë, në ato toka ku vetëm para pak vitesh luhej teatri i përgjakur i luftës.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY