Berisha në protestë, kërkon largimin e Ramës dhe premton protesta pa pushim:...

Berisha në protestë, kërkon largimin e Ramës dhe premton protesta pa pushim: të dy jemi armiq. Ti do vetëm pushtetin kurse unë me këta bura, gra, djem e vajza kemi parim lirinë

55
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtia sonte mijëra mbështetësvw të tij në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke deklaruar Edi Ramës se “ne të dy jemi armiq. Ti do vetëm pushtetin kurse unë me këta bura, gra, djem e vajza kemi parim lirinë dhe vetëm lirinë!”.

Fjala e Berishës:

“Keni ardhur nga mijëra kilometra larg, nga SHBA, Europa, për t’u bashkuar me frontin e shpëtimit të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë. Mirënjohje për djemtë dhe vajzat, gratë e burrat që lanë gjithçka dhe u bashkuan në protestë, duke u bërë burim drite, dielli, shprese për mbarë shqiptarët.

Sonte më shumë se kurrë, mendjet, zemrat e sytë e mbarë shqiptarëve janë drejtuar tek ju. Erdhën nga të katër anët në bulevard sepse ju thirri ora e lirisë, ju thirri ora e Shqipërisë.

Pushtimi ju ngriti në këmbë, për të shpëtuar vendin. ka vendosur monizmin plotë, ai ia mbathi, koha e tij është e numëruar.

Edi Rama, ne të dy jemi armiq, është e rëndë ta them këtë por zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr. Ti do vetëm pushtetin kurse unë me këta bura, gra, djem e vajza kemi parim lirinë dhe vetëm lirinë.

Ne jemi armiq Edi Rama sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten duke varfëruar e poshtëruar qytetarët ndërsa unë dhe këta protestues këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët, për t’iu kthyer atyre dinjitetin”.

*Berisha: Betohemi para flamurit kombëtar. Votën kurrë nuk ia falim Edi Ramës. S’e njohim pushtetin e vjerdhur!*

“Edi Rama, jemi sot këtu për t’u betuar para flamurit të kombit, se votën kurrë nuk ta falim, pushtetin mbi votën e vjedhur kurrë nuk ta njohim. Harroje. mos luaj me votën sepse jemi të vendosur të mos pranojmë kurrë. Jemi vendosur të bëjmë çdo sakrificë që burrat dhe gratë, djemtë e vajzat e Shqipërisë të votojnë me dinjitet dhe të vbotojnë të lirë. Edi Rama, ti këto kohë, këto vite, je treguar armik i fjalës së lirë. Je treguar armik i egër i fjalës së lirë. Ti ke përdorur metodat e frikës dhe terrorit për të zhytur shqiptarët në heshtje dhe mbyllur gojën e tyre. Ti ke përdorur tendera për të blerë mediat e vendit. Vërsulesh dhe shan me gjuhë ordineri gazetarët vetëm se ata bëjnë detyrën e tyre. Jam këtu për të garantuar shqiptarët se fjala e lirë do të jetë motoja jonë, beteja jonë dhe ata që guxojnë të prekin fjalin do të mjerohen”.

*’Boll vodhe, ik’/ Berisha: Ramës do t’i presim biletën. Ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë!*

“Edi Rama, nga ky shesh, në emër të qytetarëve shqiptarë të bëj thirrje, boll vodhe, ik. Shqipëria është në rrezik sepse në rrezik është e ardhmja e saj. Një komb që lind dhe rrit fëmijë për emigracion, është një komb pa rini, po të ardhme. Edi Rama në 5 vite largoi 540 mijë të rinj dhe shqiptarë nga Shqipëria. As Çubrilloviçi nuk do kishte ndjekur një politikë tjetër ndaj shqiptarëve. Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve, sepse i përket atij soji që vriste, ekzekutonte, burgoste, qytetarët shqiptarë dhe që e dinte që ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenët hoxhistë. Për të gjitha këto qëndrime, ne do t’i presim atij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY