Berisha për rezolutën: Nuk përmendin Millosheviçin, kanë frikë Vuçiçin

Berisha për rezolutën: Nuk përmendin Millosheviçin, kanë frikë Vuçiçin

18
0
Shares

Kryetari i PD, Sali Berisha tha sot në Parlament se qeveria ka frikë nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe nuk përmendin Sllobodan Millosheviçin.

“Vuçiç duhet të shkojë në Hagë për krimet e bëra në Kosovë dhe Bosnje dhe se Shqipëria nuk duhet ta mbrojë”, deklaroi Berisha ndërsa në Parlament diskutohet rezoluta e propozuar kësaj here nga PS për genocidin në Srebenicë.

Deklarata e Berishës:

“Gjenocidi si forma më e urryer, më e rëndë e krimeve kundër njeriut dhe njerëzitmit nuk mund të mos më sillte këtu për ta dënuar me forcën më të madhe barbarinë serbe ndaj popullit boshnjak dhe barbaritë serbe në rajon. Pasi refuzuat një rezolutë të paraqitur nga opozita një muaj më parë, ju sollët një rezolutë të cilën unë e vlerësoj për sak ohë dënon gjenocidin. Por rezoluta juaj është nëj rezolutë e njerëzve me qëndrim të dyfishtë. Nga një anë dënoni gjenocidin, por nga ana tjetër fshihni me qëllim ideologun, arkitektin e gjenocidit në Bosnje Sllobodan Millosheviçin dhe si vëllun e Ramës, Vuçiç. Por si mund ta bëni ju këtë? Në gjithë mediet e botës ekziston deklarata në Parlament por dhe në Bosnje Vuçiçi cili zotohet se për çdo serb të vrarë do vriten 100 myslimanë. Vuçiç ka vetëm një vend dhe ai është Haga. Ju jo vetëm nuk guxoni të kërkoni gjykimin e tij në Hagë, por bëni gjithçka për ta kufizuar. Pse bëni strucin? Çfarë ju shtyn mos jeni të hapur dhe ta dënoni me gjithë shpirt e zemër masakrën më të madhe që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore? Ju nuk pranoni ta dënoni”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY