VIDEO/ Pamjet dramatike kur makina bie nga ura në lumë në Berat,...

VIDEO/ Pamjet dramatike kur makina bie nga ura në lumë në Berat, mbeten pa jetë nëna me të bijën

126
0
Shares

Kanë dalë pamjet e aksidentit tragjik që është regjistruar këtë mesditë në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë duke shënuar dy viktima.

Për pasojë kanë humbur nëna që drejtonte mjetin bashkë me vajzën 6-vjeçare.

Ishin banorët e zonës ata të cilët nxorën vajzën e mitur të gjallë duke thyer xhamin e makinës që ndodhej në lumë, por fatkeqësisht vogëlushja nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Rreth 15 minuta më vonë, u nxor edhe nëna nga mjeti, edhe ajo nuk mundi të mbijetojë.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit. a.b

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY