Deputetja Zhupa me nismë të re pas “rrëzimit të Butrintit” nga Presidenti

Deputetja Zhupa me nismë të re pas “rrëzimit të Butrintit” nga Presidenti

31
0
Shares

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka publikuar sot një nismë të re pas “rrëzimit të Butrintit” nga Presidenti. Do të kërkoj ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të menaxhimit të Parkut, deklaroi Zhupa në një konferencë shtypi.

Deklarata e Zhupës:

Është fat që Presidenti i Republikës e ktheu ligjin për koncesionin e Butrintit duke dhënë dhe arsyet shteruese shumë të qarta për arsyet e këtij mosdekretimi.

Sot edhe shqiptarët patën mundësinë të dëgjonin nga Presidenti i Republikës se pse ky ligj i koncesionit të Butrintit është një ligj antikushtetues, një ligj që bie në kundërshtim me Konventën e Parisit, një ligj që shkel ligjet e tjera të shtetit shqiptar dhe që është në kundërshtim me ruajtjen e vlerave të trashëgimnisë kukturore, të identitetit kombëtar dhe të pasurisë kulturore.

Sot Presidenti Meta tregoi edhe një herë se pse është i padëshiruar për mazhorancën e Partisë Socilaiste sepse ai ka qëndruar edhe kësaj here si garant i Kushtetutës, i mbrojtjes së pasurisë publike, identiteti kombëtar dhe interesave të publikut.

Realisht më vjen mirë që në argumentimin e presidentit janë marrë parasysh dokumentat të çuara në një shkresë zyrtare nga ana ime në Presidencë teksa kam vënë theksin se ky ligj ishte antikushtetues, ishte në kundërshtim me atë që parashikon menaxhimi i parqeve të kësaj rëndësie nga UNESKO dhe mbi të gjitha vinte në rrezik identitetin kombëtar shqiptar por edhe për historinë tonë të përbashkët.

Nga reflektimi i arsyeve që Presidenca e Republikës ka shtuar në mosdekretimin e këtij ligji desha të nëvizoj para jush faktin që Presidenca ka konstatuar që ky proces ka edhe një të metë tjetër që në fakt që ne i kemi dhënë atë rëndësinë e duhur ndaj desha ta nënvizoj me ju sot.

Fakti që procedura e ndjekur për dhënien e titullit partner strategjik një partneri strategjik, AADF-së, në këtë rast i jep mundësinë AADF-së që të krijojë mundësinë e krijimit të fondacionit për menaxhimin e Butrintit rezulton se është kryer nga një organ që ligji 27280 për trashëgimninë kulturore nuk ja ka dhënë këtë tagër ligjor. Konkretisht Këshilli Kombëtar i Menaxhimit të Pasurive Kulturore nuk ka asnjë kompetencë sipas ligjit që të vlerësojë një partner strategjik dhe fakti që është pikërisht ky Këshilli Kombëtar i Menaxhimit të Pasurive Kulturore që ja ka dhënë këtë titull, AADF-së e bën nul qënien e saj si një partner strategjik.

Mund të sqaroj edhe një herë që AADF-ja mund të shpallet partner strategjik sepse ka investime në Shqipëri, ka kontribut në Shqipëri, po kjo duhet bërë në mënyrë ligjore me institucionet që kanë tagrin ligjor për ta bërë një gjë të tillë.

Në këtë rast institucioni i Këshillit Kombëtar të Menaxhimit të Pasurive Kulturore nuk e ka këtë tagër. Dhe një nga kriteret që mund të marrë në menaxhim, në këtë rast Butrintin por edhe cdo pasuri tjetër nesër është që partneri të jetë partner strategjik.

Sigurisht ajo që meedia na ka ndihmuar në këtë kohë është fakti i mungesës konstante të transparencës dhe të gjithë përfshirjes në këtë proces.

Kjo filloi me një marrëveshje sekrete, filloi me një marrëveshje të fshehtë të cilën nuk e aksesonin dot as deputetët dhe më pas falë presionit të medias arritëm të marrnim pjesë në marrveshjen, pjesë e dokumentave u njohëm me dhënine me koncesion të Butrintit.

Pikërisht këtë e ka evidentuar edhe Presidenti i Republikës, duke thënë që mungesa e transparencës ka qënë një nga faktorët kryesorë që e ka karakterizuar këtë vendimmarrje por edhe vendimmarrjen për ta kthyer këtë ligj me dekret.

Rrëzimi i këtij ligji nuk duhet të jetë mbyllja e çështjes së menaxhimit të Butrintit. Kolegët socialistë duhet të votojnë dekretimin për rrëzimin e këtij ligji.

Duhet të hapet një diskutim dhe një formë e re menaxhimi. Nuk duhet të përjashtojë privatin, pra të përfshihet në formën e një donatori.

Sugjerohet që kjo iniciativë të diskutohet bashkë me dekretin e Presidentit. Do jem një nga deputetet nismëtare për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për të diskutuar menaxhimin e Parkut të Butrintit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY