Pollo zbulon vendimin Rama Vuçiç, dyshja refuzon përgjigjen për samitin e Këshillit...

Pollo zbulon vendimin Rama Vuçiç, dyshja refuzon përgjigjen për samitin e Këshillit Evropian me Ballkanin Perëndimor

33
0
Shares

Rama dhe Vucic refuzuan ti kthejnë një përgjigje pozitive Këshillit Evropian në lidhje me samitin që ky Këshill do të mbaje me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Refuzimi u denoncua sot nga ish ministri Genc Pollo i cili publikoi një postim në twitter.

“Efekti i parë i dukshëm i BallkanHapu: Rama me Vuçiçin pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE ku janë të ftuar nga Charles Michel për një takim Ballkani Perëndimor/ Këshilli Europian
Refuzimi publik i ftesës akti anti europian e shumë i dëmshëm për Shqiperinë e më gjerë”, shkruan Pollo.

Vetë Vuçiç ka publikuar në twitter inisiativën e tij për një bojkot të mundshëm të samitit.

Këtë mëngjes, fola me @ediramaal dhe @DKovachevski për samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, ne kemi vendosur që nesër në mesditë të shpallim vendimin tonë nëse do të marrim pjesë apo jo në këtë takim”, shkruan në twitter Vuçiç.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY