Rama me kryeministren e Finlandës: Shumë vende po bëjnë presion mbi Bullgarinë...

Rama me kryeministren e Finlandës: Shumë vende po bëjnë presion mbi Bullgarinë për veton, por jam pesimist

39
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë një konference për shtyp me kryeministren e Finlandës Sanna Marin, se Finlanda dhe shumë shtete po mundohen të bindin Bullgartinë që të heqë “veton” ndaj Maqedonisë së Veriut.

Rama tha se ajo që po ndodh sot në Ukrainë, nesër mund të ndodhë diku tjetër.

“Jemi në një situatë delikate për shkak të luftës në Ukrainë. Në këtë kontekst Ballkani është një hallkë delikate dhe për këtë arsye eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi. Ne folëm me kryeministren për atë që vjen në ditët e ardhshme lidhur me çeljen zyrtaren për bisedimet përmes konferencave ndërqeveritare.  Sa i takon çështjes së negociatave unë i thashë kryeministres se nuk pres asgjë të re nga Këshilli Europian, nuk kam shpresë, megjithëse shumë shtete së bashku me Finlandën po përpiqen dhe po bisedojnë me Bullgarinë për ta çliruar këtë proces dhe për këtë jam falënderues”, tha fillimisht Rama.

Në vijim Rama u shpreh se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

“Gjithashtu ne mbështesim anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në çdo aspekt, këto 2 vende janë një vlerë e shtuar e NATO. Në ditët e sotme dyert e NATO duhet të jenë të hapur për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë. Ne ndihemi të privilegjuar që na jepet muddësia të bëjmë një gjë për Finlandën dhe nuk është pak. Kam dëshirën t;i uroj kryeministres çdo të mirë, kur erdhi më tha është koha shumë e bukur. Shpresoj që vizita dhe se e shkurtër di jetë e mjaftueshme të mendohet të vijë përsëri me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin.”, përfundoi Rama.

Ndërsa Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin tha se mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE.

Ajo shtoi se Shqipëria është një mbështetje e vendosur e politikës së dyerve të hapura të NATO, dhe se me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë kjo aleancë do bëhet më e fortë.

Sanna Marin: Jam shumë e lumtur që jam në Tiranë. Shqipëria dhe Finlanda kanë tashmë një marrëdhënie shumë të mirë që daton në 1956 kur Evropa dukej ndryshe. Po punojmë fort për ta avancuar integrimin evropian. Ajo që është më e rëndësishme është se jemi bashkë për të ndihmuar Ukrainën. Agresioni rus e ka ndryshuar për breza të tërë brezin tonë të sigurisë. Ne bashkë me Suedinë paraqitëm aplikimin për në NATO. Dua t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj të fortë dhe të qartë. Shqipëria është një mbështetje e vendosur e politikës së dyerve të hapura të NATO. Zëri juaj dërgon mesazh të rëndësishëm për Rusinë. Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë aleancën më të fortë. Duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë që ta bëjmë Rusinë të ndalë agresionin e saj. Ne dum të shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Nuk ka marrëdhënie më të thellë mes kombeve përveçse të jenë aleatë. a.b

Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministres së Finlandës Sanna Marin

Kryeministri Edi Rama: Përshëndetje të gjithëve! Duke qenë se është një konferencë shtypi pa pyetje dhe ka një rëndësi të veçantë për të gjithë ata që na ndjekin, dëshiroj të theksoj se është një kënaqësi shumë e veçantë që të mirëpres sot kryeministren e Finlandës në Tiranë në vizitën e parë qysh se kemi marrëdhëniet diplomatike dhe në një moment shumë kompleks për Europën, për NATO-n , për gjithë komunitetin e vendeve demokratike.

Dua po ashtu edhe publikisht përveçse personalisht ta falënderoj nga zemra, këtu në Tiranë, Kryeministren për mbështetjen e pakursyer të Finlandës për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, për qëndrimin gjithmonë të drejtë dhe të ndershëm ndaj nesh dhe për ndihmën që na ka dhënë Finlanda në këtë rast, pa e ditur në fakt, se çfarë ndihme na ka dhënë, kur ndonjë vend tjetër nxirrte bishta për arsye të politikës së brendshme, unë përdorja Finlandën dhe thosha po si ka mundësi që Finlanda nuk i ka këto probleme me ne, megjithëse është vendi botërisht i pranuar, si vendi me standardet më të larta të transparencës dhe llogaridhënies në të gjithë kontinentin tonë. Kështu që për këtë unë ju jam mirënjohës.

Së treti, ne së bashku jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të treguar dhe shumë për të na mësuar, ne dhe gjithë të tjerëve, pasi për shkak të historisë dhe të pozicionit të vet, e njeh shumë mirë agresorin dhe natyrën e tij dhe duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë për të nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, mendoj që ka dhe një zë shumë të respektueshëm, për të kuptuar se sa e rëndësishme është rezistenca dhe se sa e rëndësishme është lidhja që disa nuk duan ta bëjnë, mes asaj që ndodh në Ukrainë dhe asaj që mund të ndodhë nesër diku tjetër dhe asaj që mund të vijë deri këtu. Në këtë kontekst Ballkani është një hallkë e dobët, delikate dhe për këtë arsye eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të gjithë komunitetin.

Nga ana tjetër ne folëm me kryeministren për atë që vjen në ditët e ardhshme apo atë që nuk vjen në ditët e ardhshme. Si merr kjo? Merreni si të dëshironi, lidhur më çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes konferencave ndërqeveritare. I thashë kryeministres që unë nuk pres asgjë të re në këtë Këshill, megjithatë deri në fund, Bashkimi Europian, vendet evropiane, Finlanda përfshirë, po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për ta çliruar procesin. Edhe për këtë ne jemi shumë falënderues.

Nga ana tjetër, ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë ne NATO. Behët fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar e Aleancës se Atlantikut të Veriut dhe që për më tepër në kushtet e stome, dyert e Aleancës duhet të jenë të hapura në të katër kanatet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë. Madje ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën dhe kjo nuk është pak.

Në fund fare unë kam dëshirën t’i uroj kryeministres çdo të mirë. Kur erdhi më tha, “koha është shume e bukur”. Shpresoj që vizita edhe pse e shkurtër, do të jetë e mjaftueshme ta bëjë kryeministren të mendohet të vijë përsëri, pse jo edhe me vajzën e vogël edhe me “bashkëvuajtësin”.

Shumë faleminderit! 

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin: Faleminderit shumë i dashur kryeministër Edi Rama. Jam kaq e kënaqur që gjendem përfundimisht këtu në Tiranë. Mikpritja juaj e ngrohtë dhe diskutimi ynë frymëzues konfirmon vetëm që duhet të bëjmë më shumë sëbashku. Si Shqipëria dhe Finlanda janë aktive dhe konstruktive si anëtare të bashkësisë ndërkombëtare.

Shqipëria dhe Finlanda kanë tashmë një marrëdhënie mjaft të mirë që daton qysh që në 1956-ën kur Europa dukej ndryshe. Tashmë po punojmë fort për të avancuar integrimin europian dhe për ta bërë komunitetin euroatlantik më të fortë. Çka është më e rëndësishme, jemi sëbashku për të ndihmuar Ukrainën dhe në përpjekjet për ta ndalur Rusinë në luftën e saj mizore kundër mikut tonë. Agresioni i Rusisë në Ukrainë e ka ndryshuar për breza të tërë mjedisin tonë të sigurisë. Finlanda dhe Suedia kanë paraqitur kërkesë për NATO, ku Shqipëria është një anëtare e rëndësishme dhe aktive.

Një shumicë mbizotëruese finlandeze e mbështesin anëtarësimin në NATO. Së paku 188 nga  200 parlamentarë votuan pro anëtarësimit në NATO. Dua po ashtu t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj të fortë e të qartë për kërkesën tonë për anëtarësim në NATO. Shqipëria është një mbështetje e vendosur e politikës së dyerve të hapura të NATO-s qoftë në parim ashtu edhe në praktikë. Zëri juaj dërgon mesazhe të rëndësishme për Rusinë dhe për regjime të tjera autoritare.

Ndërkohë që Rusia vazhdon luftën e saj mizore kundër Ukrainës, është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar dhe se nuk ka vend për logjikën e Rusisë për influencë në Europën e sotme. Besojmë që ky do të jetë mesazhi më i rëndësishëm nga samiti i NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji. Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë të gjithë Aleancën më të fortë, siç ju e dini nga bashkëpunimi ynë i ngushtë në kuadër të Kombeve të Bashkuara nga pjesëmarrja jonë dhe menaxhimi ndërkombëtar dhe krizave, dhe nga roli presidentit Ahtisari në ndërmjetësimin për paqen. Ne jemi ofrues sigurie për më tej sesa Europa Veriore. Na duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë dhe të jemi të bashkuar. Kjo është e vetmja mënyrë që ta bëjmë Rusinë të ndalë luftën e saj.

Shqipëria dhe BE kanë bashkëpunuar plotësisht për sanksionet kundër Rusisë dhe është jetike që BE dhe Ballkani Perëndimor të jenë në harmoni të plotë me njëri tjetrin dhe të bashkuar. Finlanda është një mbështetës afatgjatë dhe i fortë i zgjerimit të BE-së. Ne duam t’i shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Europian pasi të kenë përmbushur kriteret. Përparësia jonë është të nisim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa asnjë vonesë. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE.

Shqipëria ka një zë të fortë edhe globalisht. Ne e vlerësojmë fort rolin tuaj kur bëhet fjalë për përfaqësime në forume ndërkombëtarë. Dua t’ju përgëzoj për punën e suksesshme në Kombet e Bashkuara, Këshillit e Sigurimit. Jemi të kënaqur të dimë që po promovoni po kështu dhe barazinë gjinore dhe rolin dhe të drejtat e grave dhe vajzave. Anëtarësimi ynë në NATO do të nënkuptojë shumë në marrëdhënien tonë. Nuk ka marrëdhënie më të thellë midis kombeve përveçse duke qenë aleatë.

Unë pata gjithashtu mundësinë në këtë vizitë të diskutoj dimensione të tjera të marrëdhënies sonë, ndërkohë që kemi këtë moment në kohë. Na duhet të punojmë për tranzicionin e gjelbër, teknologji të reja, për nxitjen e tregtisë dhe investimet. Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala për marrëdhëniet midis Finlandës dhe Shqipërisë. Faleminderit shumë që na pritet sot këtu! 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY