VIDEO/ Helikopter, specialsë, ja si u shpëtuan dy turistët tek ‘Syri i...

VIDEO/ Helikopter, specialsë, ja si u shpëtuan dy turistët tek ‘Syri i Ciklopit’ në periferi të Tiranës

69
0
Shares

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve që u dëmtuan gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”.

Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi ku ishin rrëzuar.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY